27 Nëntor, Pragë – Vienë – Budapest – €349

Detajet e Turit

UDHETIM ME AVION NE PRAGE – VIENE – BUDAPEST
Prorgami 5 ditor
Çmimi 349 Euro

Datat: (Datat e mëposhtme janë 100% të konfirmuara)

27 Nentor – 1 Dhjetor (Festat e Nentorit)

Dita 1 : PRAGE
Nisja ne oren 01:00 te mengjesit nga Tirana per ne Prishtine me autobus komod.
Pas check in ne aeroportin e Prishtines, nisim fluturimin ne oren 08:30 nga Prishtina dhe arrijme ne oren 10:10 ne Budapest.
Nisim udhetimin me autobus drejt Prages ku do te bejme nje ndalese rreth 1 ore ne qytetin e Bratislaves, ku do te vizitojme qendren Historike te Bratislaves. Me pas drejtohemi drejt Prages, Akomodohemi ne Hotel.

Dita 2 : PRAGE
Mëngjesi në hotel. Fillojme shëtitjet me guidë dhe autobus në dispozicion: Ndalesa e pare do te jete ne Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Me pas drejtohemi drejt Prages se Re ku do te vizitohet : Haratchani (Rruga e Artë), Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika dhe brenda Kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror. Me pas drejtohemi drejt Prages se Vjeter, ku do te fillojme vizitat nga, Muzeumi Kombëtar i Pragës, Opera Kombetare, dhe parakalojme ne bulevardin Wenceslas dhe arrijme ne sheshin e Qytetit te Vjeter duke kaluar ne portat Hyrse te Qytetit te Vjeter, ku do te vizitojme : Orën Astrologjike, Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme, rrugen e Parisit (rruga e 7 me e shtrenjte ne bote)

Dita 3: VIENE
Mëngjesi në hotel. Nisemi herët në mëngjes për në qytetin e Vienes ku do te fillojme me vizitat nga : Kisha Votive, nje nder kishat me te vjetra Gotik dhe Neogotik, dhe do te vazhdojme me Bashkine e Re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndertesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do te perfundojme tek Opera e hapur e shtetit, nje nga ndertesat simbol te Vienes. Do te vazhdojme me nje vizite te detajuar ne Pallatin madheshtor te Hofburgut i cili ndodhet ne mes te qytetit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbreterore te Habsburgeve si dhe zyrat e punes. Kopshtet perreth pallatit jane gjithashtu shume interesante per tu vizituar. Ketu do te vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve te Familjes Mbreterore. (Bileta e hyrjes 12 Euro/person). Pas vizites se muzeut te pallatit mbreteror e cila zgjat rreth 1 ore do te vazhdojme te shohim pjesen tjeter te pallatit ku ndodhet biblioteka Mbreterore, Stallat e Kuajve te pallatit te cilat jane te njohura dhe sot ne gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do te vazhdojme me kishen e Augusteve, dhe Kopshtet e Hofburgut te cilat ne Vjeshtë me shume se kurre ofrojne nje spektakel ngjyrash. Mbremje e lire ne sheshin Shen Stefan, ku ne cdo dite te vitit nuk mungon gjealleria e turisteve dhe varieteti i shfaqjeve muzikore, te kercimit apo te humorit nga artistet amatore. Kthim ne hotel ne mbremje.

Dita 4: BUDAPEST
Mëngjesi në Hotel.
Pas mengjesit do te nisemi per te vizituar Pallatin e Shonbrun-it, nje tjeter pallat mbreteror ku ka jetuar familja mbreterore e Habsburgeve, shume i ngjashem me Pallatin e Versajes. Ketu do te vizitohen: 40 Dhomat Mbreterore (bileta e hyrjes 17.5 Euro/person), Kopshtet e pallatit, Shatervani i Neptunit, Kopeshti Zoologjik më i vjetri në botë dhe pallatin Belvederja, Me pas do te ndalojme ne rrugen Mariahilfer ku do te keni kohe te lire per shopping deri ne oren 16 : 00. Me pas nisemi drejt Budapest ku do te vuizitojme qendren e tij , e cila eshte cilesuar si qendra e 2 me e bukur ne bote nga shume rankime, ku vizitat do te fillojme ; Nga Buda Castle (ku do te vizitojme Kishen e Shen Mattias, dhe bastionin e peshkatarit , dhe Parlamentin Hungarez nga siper, cilesuar si parlamenti me i bukur ne bote, Vizitat tona vazhdojne drejt Parlamentit te Hungarise si ndertesa sinjifikuse e Hungarise. , me pas i drejtohemi sheshit Elizabet , nje nga sheshet me te njohur per lokalet , restorantet dhe baret. Me pas akomodimi dhe fjetia ne Budapest.

Dita 5: TIRANE
Mëngjesi në Hotel.
Transferta për në Aeroportin e Budapestit. Nisja në 06:05 nga Budapest dhe Mbrritje më 08:00 ne Prishtine.
Udhetimi me per ne Tirane. Gjate rruges ndalese ne Prizren për drekë.
Pas dreke kthimi për ne Tiranë

Në cmim për personin përfshihen:
– Transport vajtie – ardhje Tirana – Aeroporti Prishtines – Tiranes
– Fluturimi me avion Prishtine – Budapest – Prishtine
– Bagazhe 8 kg (çantë shpine me përmasa 40-30-20cm)
– Akomodimi per 2 nete ne hotel 3/4 yje ne Prage
– Akomodimi per 1 nate ne hotel 3/4 yje ne Viene
Akomodimi per 1 nate ne hotel 3/4 yje ne Budapest
– Mengjeset gjate qendrimit ne hotel
– Transporti dhe te shetitja ne Prage Budapest, Brastislave dhe Viene
– Ciceron ne gjuhen shqipe gjate vendeve qe do te vizitojme

► Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta) nuk duhet te jete i dëmtuar ose i thyer dhe të ketë më shumë se 3 muaj afat nga skadenca.

Ne cmim nuk perfshihen:
– Drekat dhe Darkat gjate diteve te udhetimit
– Hyrjet në monumente, muzeume, parqe dhe Kalate
– Bagazhet ekstra (10 kg ose 20 kg)

SHENIME

► SIGURACIONI I SHËNDETIT I DETYRUESHËM!

► Lengjet e lejuara deri ne 100 ml.
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar dhe pashaporte
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure
► Çmimet e përafërta për muzet: Albertina = 18 euro, Szechenyi bath = 15 euro, Muzeu Sisit = 13 euro, Opera e hapur e Vienës = 8 euro, Muzeu i Arteve të bukura = 17 euro… etj.

About the Author

By Kaba user / Administrator, bbp_keymaster

Follow kaba-user
on Oct 19, 2019

No Comments

Leave a Reply