Zyrih dhe Bazel, 4 Ditë €359

Dita e Parë: Nisja nga Tirana për në Aeroportin e Prishtinës. Fluturimi me avion për në Bazel. Nisja në orën 09.25. Mbërritja në orën 11.40. Transferimi në Bazel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren qe përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zyrih. Mbrritja në Zyrih. Vizitë e qytetit nga Quaibrücke duke vizituar fillimisht sheshin Seschelaütenplatz ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Vazhdohet tek distrikti universitar, Lindenhof dhe në Bulevardin më të njohur të qytetit, në rrugën tregtare Bahnhofstasse. Nisja për në Lucernë gjatë drekës, udhëtimi zgjat 1 orë. Lucernë njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj Kthimi në Zyrih. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Në mëngjes nisja për në Bernë, në kryeqytetin Zviceran. Në qytet vizitohet qyteti i vjetër, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kullën e sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Gjatë pasdites vazhon udhëtimi për në Lozanë për të vizituar qytetin. Vizitohet pjesa e Vieux Ville, pra qyteti mesjatar si dhe katedralja madhështore e qytetit, Port Ouchy, Cite, etj. Kthimi për në Zyrih. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Transferimi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel – Prishtinë. Nisja në orën 08.05. Mbrritja në 10.15. Transferta me autobus për në Shqipëri.

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Prishinë – Bazel – Prishinë.
2. Transferim Vajtje Ardhje me autobus Tiranë – Aeroporti i Prishtinës
3. Transfertat dhe shëtitjet me autobus në Zvicër.
4. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 56 x 45 x 25cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

About the Author

By Kaba user / Administrator, bbp_keymaster

Follow kaba-user
on Nov 05, 2019

No Comments

Leave a Reply