Dita e Parë: Nisja në orën 03:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobuz në territorin Kroat. Ndalesë e shkurtër në Split për 2 orë, ku do të vizitohen monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhetimit për në Rijeka. Mbërritja në Rijeka. Sistemimi në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Nisë. Ndalesë e shkurtër në Monte Carlo për rreth 2 orë, ku vizitohet ku do të vizitohen Kodra La Rocher Ku gjendet Muzeu Oqeanik, Parku i Greys Kelly, Katedralja e Shen Nikolles, më vonë vizita vazhdon në Portin e Condemine si dhe te Kazinoja e Monte Carlos. Vazhdimi i udhëtimit për në Nisë. Mbërritja në Nisë. Sistemimi në Hotel. Shëtitje në mbrëmje në Nisë ku do të vizitohen Rruga Kryesore e qytetit Rue de Jean Medecine, Esplanade Des Anglais, Sheshi Massena, Katedralja e Shën Nikollës, Palais de Justice. Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Barcelonë. Ndalesë e shkurtër në Kanë (Cannes) për rreth 2 orë, ku do të vizitohen Monumenteve kryesore të qytetit. Vazhdimi i udhëtimit për në Barcelonë. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Kodra Montjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Palau Catalan, Sheshi Espanja, Barceloneta, Kullat me te larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre, Marina Olimpike, Fshati Olimpik e cila ka qenë shtëpia e atletëve gjatë lojrave Olimpike, Sagrada Familja. Vazhdon vizita në këmbë duke filluar nga Sheshi Catalunya në lagjen ku gjenden dy vepra të Antoni Gaudi si Casa Batllo dhe Casa Mila ose La Pedrera, më pas do të vizitohet Katedralja e Barcelonës, sheshi Shën Jaume, do të shikoni vendet e frekuentuara nga artisiti i famshëm Picasso dhe me pas vizitohet Muzeu Picasso, etj. Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zaragoza në mëngjes. Mbrritje në Zaragoza rreth ores 12.00. Vizitë panoramike te nje prej qyteteve me te medha te Spanjes. Shetitjen ne kembe do ta fillojme nga Parku Macanaz, buke lumit Ebro dhe do kalojme lumin nepermjet ures monumentale Puente de Piedra. Vizita e pare do te jete tek Sheshi Plaza del Pilar ku gjendet edhe Basilika e jashtezakonshtme e Zonjes sone Maries nga Pilar si dhe Katedralja e Salvadorit ne Zaragoza, nje nga veprat me spektakolare ne Zaragoza. Me vonë do të vizitojmë Muzeun Goja. Me vone do te dalim tek Paseo de Fernando de Catolico per te shkuar deri tek Parku kilometrik Grande Jose Antonio Labordeta. Ne pasdite do të nisemi per ne kryeqytetin Madrid. Mbrritje ne Madrid. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Vizite me guidë dhe autobus në qytet. Eksploroni qytetin shumë faqesh te Madridit, me atraksionet, si: Rrugët e famshme të Gran Via dhe Castellana, Sheshet Plazas de Espana, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alcala, Plaza de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sacramaneto, dhe Colon Square. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një Kështjelle të Vjetër Arabe dhe e ndjekur nga Stili klasik, Italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pausr në tapete, orë dhe objekte të cmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë Stadiumit Santiago Bernabeu. Pasdite Nisja për në Porto. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Porto. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër në Porto. Nisja për në Lisbonë. Mbrritja në Lisbonë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Lisbonës, si: Torre de Bolem, Padrao dos Desombrimentos Mosteiro dos Jeronimos. Vizitohen lagjet Bairro Alto, lagja qendrore, Monumenti Santa Justa, Katedralja e Lisbonës, Stadiumi Estadio da Luz, Kështjella Sao Jorge, Ura 25 Abril, Ura Vasco de Gama, Akuariumi i Lisbonës etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tetë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Malaga. Ndalesë për vizitë në Sevilje, ku vizitohen: Univeristeti, Fabrika e vjetër e Duhanit, Plaza de Espana, Kulla e Artë, Ura Isabel II, Katedralja e Seviljes. Vazhdon udhëtimi për në Cordoba, ku vizitohen: Kështjella Alcazar, Xhamia. e filluar si xhami dhe e shndërruar ne kishë, lagja çifute dhe Tregu Vjetër. Vazhdon Udhëtimi për në Malaga. Mbrritje në Malaga. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Nëntë: Mëngjesi në Hotel. Vizite me guidë dhe autobus në qytet. Malaga është kryeqyteti i Costa del Sol dhe vendlindja e piktorit të famshëm Picasso. Vizitohen rrugicat karakteristike, Kopshtet dhe Bulevardet, Katedralja e quajtur La Manquita dhe Keshtjella me muret rrethues. Pasdite Nisja për në Valencia. Ndalesë për vizitë në Granada, ku vizitohet: Pallati i Alhambrës, Alcazaba, Kopshtet Generalife. Vazhdon Udhëtimi për në Valencia. Mbrritje në Valencia. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dhjetë: Mëngjesi në Hotel. Vizite me guidë dhe autobus në qytet, ku vizitohen: Plaza de la Reina, Palacio de Congresos, Planetarium, Muzeu i Shkencave, etj. Pasdite Nisja për në Barcelonë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Njëmbëdhjetë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë në Manastirin e Monserratit. Pasdite, Nisja për në Marsejë. Mbrritje në Marsejë, ku vizitohen Monumenteve kryesore të qytetit: Bazilika e shek të 19 Notre Dame De La Garde, Pallati Longchamp, Harku i Triumfit Tour D’Aix, Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dymbëdhjetë: Mëngjesi në Hotel. Nisja në ora 8.00 për në Milano. Gjatë rrugës nalesa të shkurtra. Mbrritja në Milano, ku do të vizitohen Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Vazhdimi i udhëtimit për në Trieste. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Trembëdhjetë: Mëngjesi në Hotel. Nisja nga Trieste për në Shqipëri. Fillimisht do të kalojmë nga Sllovenia dhe nëpërmjet pikës kufitare të Jelsane do futemi në Kroaci ku do të kalojmë nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritje në Tiranë.
Nisja më 24 Gusht.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me autobus Tiranë – Rijeka – Nisë – Barcelonë – Madrid – Porto – Lisbonë – Sevilje – Cordoba – Malaga – Granada – Valencia – Barcelona – Marsejë – Milano – Trieste – Tiranë.
2. Akomodim në hotel: Fjetje 3 netë në Barcelonë, 1 natë Madrid, 1 natë Porto, 1 natë Lisbonë, 1 natë Malaga, 1 natë Valencia, 1 natë në Rijeka, 1 natë në Nisë, 1 natë në Marsejë dhe 1 natë në Trieste.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.