Hong Kong dhe Macau, 8 Ditë €1299

Kine

Dita e Parë, 25 Nëntor 2019: Udhëtimi me avion për në Hong Kong. Fluturimi Tiranë – Frankfurt. Nisja nga Tirana më 13.50. Mbrritja në Frankfurt më 16.10. Fluturimi Frakfurt – Hong Kong. Nisja nga Frankfurti më 22.15.

Dita e Dytë, 26 Nëntor 2019: Mbrritja në Hong Kong më 16.20. Pritja në Aeroportin e Hong Kongut. Transferimi me autobus komod për në hotel. Sistemimi në Hotel. Në mbrëmje shëtitje e lirë në qytet. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë, 27 Nëntor 2019: Mëngjesi ne hotel. Vizitë panoramike e Hong Kongut. Vizitohen: Pika më e lartë Victoria, Fshati Aberdeen, Plazhi i Gjirit Repulse, Banka e Kinës, tempulli Man Mo etj. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt, 28 Nëntor 2019: Mëngjesi ne Hotel. Gjithë ditën vizitë në Parkun Oqeanik, ku ndodhet një nga akuariumet më të mëdha në botë, me shumë lloje të ndryshme peshqish, panda gjigande, shfaqje delfinësh, lodra të ndryshme, etj. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 29 Nëntor 2019: Mëngjesi ne Hotel. Paradite të lirë. Pasdite Nisja me autobus për në Port, lundrimi me traget për në Qytetin e Macau-t, i njohur si destinacioni më i madh në Azi për Lojrat e Fatit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë, 30 Nëntor 2019: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit të Macau, ku ndërthuren kulturat Kineze dhe Portugeze. Vizitohen Tempulli Na Cha, Muret e Qytetit të vjetër, Kulla etj. Mbyllet vizita në port, vazhdohet lundrimi për në Hong Kong. Transferimi,  sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë, 1 Dhjetor 2019: Mëngjesi ne Hotel. Paradite të lirë. në mbrëmje, Nisja me autobus për në aeroport. Fluturimi Hong Kong – Frankfurt. Nisja më 23.45.

Dita e Tetë, 2 Dhjetor 2019: Mbrritja në Frankfurt më 05.15. Fluturimi Frankfurt – Tiranë. Nisja më 11.15. Mbrritja në Tiranë më 13.15.

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 – 4 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues lokal për Vizitat dhe shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Hyrjet në të gjitha monumentet dhe vendet e përmendura në program.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

Vjeshtë në Hong Kong dhe Macau, 8 Ditë €1299

LISTA E ÇMIMEVE

Çmimet e dhomave

» Vjeshtë
nga 25/11/2019 në 02/12/2019
Tarifa »
Dhomë Standard (Max: 3 Rritur) € 1299.00

About the Author

By Kaba user / Administrator, bbp_keymaster

Follow kaba-user
on Nov 05, 2019

No Comments

Lini një Përgjigje