PLAZH NË ZAKYNTHOS
????Ekskursione cdo dite per te vizituar plazhe te ndryshme te Zakynthos si:
** Laganas Beach
** Navagios Beach (lundrim me traget)
** Ishulli i Breshkave te detit (ishulli Cameo)
** Bananas Beach
** Zante
DATAT E NISJEVE DHE CHECK IN HOTEL SI ME POSHTE
MUAJI QERSHOR
Nisje 13 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 429€
Nisje 20 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 449€
Nisje 27 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 449€
MUAJI KORRIK
Nisje 4 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 479€
Nisje 11 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 489€
Nisje 18 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 25 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
MUAJI GUSHT
Nisje 1 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 8 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 15 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 22 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 29 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 479€
⭐⭐⭐⭐
Akomdodimi ne Zante Royal Resort 4 Yje buze plazhit, ne Vasiliki (Zakynthos)
PROGRAMI I DETAJUAR
DITA 1: Plazh në shërbimin All Inclusive në Zante Royal Resort 4 Yje
*Nisja drejt Greqisë në mbremjë të ditës së hënë. Ndalesa të shkurtra rrugës për pushime dhe kalimi i kufirit nga pika kufitare e Kakavijës.
Vazhdimi udhëtimit duke përshkruar qytetin e Janinës dhe më pas autostradën IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janinës me qytetin e Patrës për të shkuar më pas drejt portit te Killinit ku do të marrim tragetin për në Zakynthos.
Mbërritja në Zakynthos dhe akomodimi në Zante Royal Resort 4 Yje në shërbimin All Inclusive.
Kohë e lirë për plazh në Resort.
DITA 2: Shërbim All Inclusive dhe plazh në Resort / Eskursion në Banana Beach dhe Porto Zoros
*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive në Resort.
*Ne mbremje pas shijimit të darkës për klientët që deshirojnë të shijojnë jetën e natës të Zantes, autobuzi i agjensise do te mundësojë falas transfertën Resort – Zante – Resort. Nisja nga Resorti në orën 20:00. Kthimi nga Zante në orën 00:30.
—
*Opsionale: Ekskursion në Banana Beach një nga plazhet më të frekuentuara ranore në ishull. I pozicionuar në pjesën juglindore të Zakynthos dhe rreth 20 km nga hoteli, Banana Beach me ujëra të kristalta dhe të ngrohta të detit Jon, ofron infrastrukturë dhe një kulinari tradiconale të shumëllojshme.
Të rinjtë dhe fëmijët mund të argëtohen me sportet e shumta ujore që mundësohen në pjesën jugore të plazhit, ndërsa ata që duan të eksplorojnë mund të ecin gjatë bregut drejt veriut për në plazhin shkëmbor të Porto Zoros.
Kohë e lirë për plazh deri pasdite dhe kthimi ne hotel. (Transferta Resort – Banana Beach – Resort është e përfshirë në cmimin e paketës).
DITA 3: Shërbim All Inclusive dhe plazh në Resort / Eskursion me Traget në Navagios Beach (Shipwreck)
*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive në Resort.
—
*Opsionale: Ekskursion me traget në një prej plazheve më të famshëm botëror NAVAGIOS BEACH (Shipwreck)
Udhëtimi ynë fillon në orën 08:30 me startimin nga hoteli dhe në orën 09:30 nga porti i Zantes nisemi drejt veriut përgjatë bregut lindor ose Zakynthos duke kaluar plazhet e Tsilivi dhe Planos me peisazhet e tyre përrallore. Pasi të kalojmë plazhet me rërë të Alikanas dhe Alikes, arrijmë në gjirin e Shën Nikollën e përgjumur në veri, një nga fshatrat më idilikë të ishullit. Ndalesa jonë e parë është tek SHPELLAT E FAMSHME BLU, ku reflektimi diellit në brëndësi të shpellës krijojnë lojëra ngjyrash të purpurtë, të kuqe dhe blu në muret e shpellës.
Vazhdimi i udhetimit rreth kepit SKINARI ku do të vështrojmë nga larg një ndër qytezat më të vjeter të Zakynthos, dhe vazhdimi i lundrimit më në thellësi për në Jug të ishullit ku me pak fat do të mund të shohin edhe delfinë!
Ndalesa jonë tjetër 1 orë është vërtet befasuese, diçka që shumë prej jush e keni parë më parë por deri tani vetëm në kartolina, si plazhin e famshem NAVAGIOS BEACH (ose ndryshe i njohur si SHIPWREKC).
Kohë e lirë për plazh dhe për të shijuar bukurinë përrallore të Navagios.
Pas qëndrimit në Navagios vazhdimi i lundrimit ku ju këshillojmë të mbani celularët të karikuar për foto, pasi lundrojmë përgjatë Lagunës fantastike të Porto Vromi, i cili është fshati më i vjetër i peshkatarve të Zakynthos dhe ka dy porte natyrale plot me varka peshkimi. Në Porto Vromi do mund të shikoni dhe “Fytyren e Poseidonit” te gdhendur në shkëmb.
Pas kësaj, lundrimi vazhdon në Shpellat e Delfinave, një kompleks prej rreth njëqind shpellash. Tre prej tyre janë më të mëdhenjtë dhe në njërën prej tyre trageti futet brenda dhe ndalet ne brëndësi për t’iu krijuar mundësinë për fotografi, ku gjjithashtu do të mund te shikojme përsëri disa delfinë.
Aventura jone blu vazhdon duke lundruar më në jug ku do të vizitojmë Shpellat e famshme të Keri.
Më pas kohë e lirë për plazh dhe për një notim freskues në plazhin Oasis.
Por Aventura jonë Blu rreth ishullit të Zakynthos nuk ka mbaruar me kaq ndaj bëni gati celuarët tuaj përsëri për ishullin e Marathonissi. Shumë vite më parë Marathonissi ishte lidhur me një rrip toke me Zakynthos. Ky ishull është i famshëm për breshkat Caretta-Caretta te cilat janë edhe simboli i Zakynthos. Nëse jeni mjaft me fat dhe breshkat nuk janë të ndrojtura nga prezenca e celularit juaj, do të keni mundësi të kapni në foto një nga momentet tuaja më të paharrueshme të këtyre pushimeve.
Ndalesa e radhes dhe fundit do të jetë për plazh dhe për të shijuar plazhin e Mavratzi ose Geraka në Vasiliko.
Gjatë kthimit për në qytetin e Zantes, do të përshkrojmë disa nga plazhe me breg te gjërë si Porto Zoro, Banana Beach, Porto Roma & St. Nickolas Beach, Argasi… plazhe që mund ti vizitoni gjatë pushimeve tuaj në ishull.
Kthimi në portin e Zantes rreth orës 18:00. (Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton 30 eur për të rritur dhe 20 eur për fëmijët (2 – 10 vjec) dhe përfshin biletën e tragetit dhe transfertën Resort – Porti Zantes – Resort).
DITA 4: Plazh ne Ishullin e Cameos dhe Breshkat e Detit Kareta – Kareta
*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive në Resort.
—
*Opsionale: Ekskursion në limanin Agios Sostis. Limani ndodhet në pjesën jugore të Laganas dhe pranë ishullit të mrekullueshëm të Cameos. Sipas dëshirës ju mund të zgjidhni të bëni plazh në ujërat e kristalta në bregun shkëmbor të ishullit i cili lidhet me limanin me një urë të varur druri, ose të merrni varka të cilat ju çojnë në shpellat me ujëra termale të Kerit dhe Ishullin Marathonissi. Gjithashtu në këtë zonë do të keni mundësi zhytje me maska të thjeshta dhe të vëzhgoni e të notoni pranë breshkave Kareta – Kareta.
Vizita me varka në shpellat Keri dhe breshkave Kareta – Kareta është një eskursion shumë i rekomandueshëm, dhe një eksperiencë që do të dëshironi ta përjetoni.
Kohe e lire për plazh dhe aktivitetet që keni perzgjedhur.
Kthimi ne hotel pasdite. (Transferta Resort – limani Agios Sostit – Resort është e përfshirë në cmimin e paketës; Lundrimi drejt Ishullin Marathonissi kushton 15 eur).
DITA 5: Plazh në shërbimin All Inclusive në Zante Royal Resort 4 Yje
*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive në Resort.
*Në mbrëmje pas shijimit të darkës për klientët që dëshirojnë të shijojnë jetën e natës të Zantes, autobuzi i agjensise do të mundësojë falas transfertën Resort – Zante – Resort. Nisja nga Resorti në orën 20:00. Kthimi nga Zante në orën 00:30
—
*Opsionale ekskursion ditor: Ekskursion ne ishullin e Kefalonias, për klientet që dëshirojnë të vizitojnë një tjetër ishull magjepsës të Greqisë. Udhëtimi ynë fillon në orën 08:30 me startimin nga hoteli dhe në orën 08:30 nga porti i Zantes nisemi drejt Kefalonias ku mbërrimë rreth orës 09:00 të mëngjesit. Ndalesa e parë do jetë në shpellën befasuese të Drogaratit, e famshme për stalaktitet dhe stalagmite, si edhe akustikën ku soprano e njohur e shekullit ’20 Maria Kallas realizojë në këtë shpellë një nga koncertet e saj. Më pas do i drejtohemi një tjetër shpelle mahnitëse dhe unike, Melissani. Shpella ka nje liqen nëntokësor, dhe tavani i shpellës ka një kurorë të carë e cila lejon që rrezet e djellit dhe gjelbërimi të japin imazhin e një xhugle.
Agia Efthimia, qyteza me një bregdet romantik do jetë ndalesa për të konsumuar drekën në një nga tavernat e zonës, ndalesë e planifikuar 1 orë.
Pas drekës sonë nisemi në jugperëndim drejt kryeqytetit të ishullit, Argostoli. Aty do të keni mundësinë të shëtisni, bëni disa pazare ose pini një kafe në një nga shumë kafenetë me arredimin karakteristike të zonës.
Kjo vizitë nuk do të jetë e plotë pa një ndalesë fotografike në të famshmin Plazhi i Myrtos ku nëse koha e lejon, do të kalojmë nga plazhi Sami dhe Lassi per nje pamje panoramike. Turi ynë përfundon përsëri në Poros, ku do të jetë anija duke pritur për t’ju kthyer në Zakynthos. Nisemi nga Kefalonia në orën 18:00 dhe mbërrijmë në Zakynthos në orë 19:00. (Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton 55 eur për të rritur dhe 35 eur për fëmijët (4 – 10 vjec) dhe përfshin biletën e tragetit dhe transfertën Resort – Porti Zantes – Resort).
DITA 6: Ndalese në Janinë dhe Kthimi
*Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, në orën 10:30 nisja me traget nga Zakynthos për në portin e Killinit.
Mbërritja në Killini dhe vazhdimi udhëtimit për në Shqipëri.
Ndalesë në Janinë për pushime në bulevardin buze liqenit.
Pas ndalesës në Janinë kthim nga kufiri i Kakavisë për Shqipëri
*Mbërritja në darkë fundi i shërbimit tonë.
NË ÇMIM PËRFSHIHET
1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit.
2) Të gjitha transfertat në plazhet e ishullit të Zakynthos sipas programit të çdo dite.
3) Akomodimi për 5 netë në hotel ZANTE ROYAL RESORT 4 YJE buzë plazhit në zonën e Vasilikis.
4) Shërbimi All Inclusive gjatë qëndrimit në Resort.
5) Përdorimi i pishinës dhe rrëshkitëseve të Resortit.
6) Animacione gjatë pushimeve në resort për të rritur dhe fëmijë.
7) Asistencë me guidë (shoqërues) shqiptar.
NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET
a) Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kyllini, (çmimi 25€).
b) Shezllonet gjatë plazhit.
c) Taksa lokale e Greqisë 1.5 euro nata për dhomë në hotel me 3 yje, dhe 3 euro nata për dhomë në hotel me 4 yje. Taksa paguhet në recepsionin e hotelit nga vetë klientët.
d) Ekskursionet opsionale në program.
SHENIME:
►Duhet të dini se:
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 22:30 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar) të ditës së hënë.
➤ DURRËS: Ora 23:10 nga Plepat.
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmija i parë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 150€.
➤ Fëmija i dytë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 300€.
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetem nese femijet akomodohen ne dhome me 2 te rritur.
——————————————————
SHERBIMI ALL INCLUSIVE
➤ MENGJESI: 7:00 – 10:00.
➤ DREKA 12:30 – 14:30.
➤ APERITIV: 16:00 – 17:00 (kafe, caj, ëmbëlsira, mini sanduich, mini molto dhe biskota).
➤ DARKA: 18:30 – 21:30.
Gjatë shijimit të vakteve (mëngjes + drekë + darkë) shërbehet birrë kriko, verë, pije j0-alkolike, pije të ngrohta, ujë mineral.
➤ PIJET E NGROHTA, PIJET E FTOHTA (Alkoolike & Jo-Alkoolike), AKULLORE: 10:00 – 23:00.
PIJET E NGROHTA: Kafe Filtër dhe Caj.
PIJET E FTOHTA: Birre Kriko, Vere, pije jo-alkolie, pijet alkolike vendase: Whisky, Gin, Vodka, Rum, Tequila.
(**Kafe ekspres, kapucino, nescafe, kafe fredo, ujë mineral me shishe, nuk janë të përfshira në shërbimin e All Inclusive por janë me pagesë ekstra).
➤ Check in në Hotel bëhet pas orës 14:00.
➤ Check out në Hotel bëhet jo më vonë se ora 11:00.
➤ Shërbimi fillon me Drekën e Ditës së Parë dhe përfundon me Mëngjesin e Ditës së fundit.
➤ Wireless ofron akses falas në zonen e hollit të hotelit. Wifi në dhomë është me ekstra pagese: 1 ditë – 5 euro, 3 ditë – 10 euro, 5 ditë – 15 euro.
➤ Aksesi i pishinës me slide është i përfshirë në cmim.
➤ Cdo 15 minuta realizohen transferta hotel – plazh – hotel nga hoteli pa ekstra pagesë.
——————————————————
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj.
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 250€ mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, eskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.
Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.