PLAZH NË ZAKYNTHOS – Hotel Strada Marina 4⭐ – 6 Ditë (5 Netë) ➡ Nisje 6, 13, 20, 27 Qershor / 4, 11, 18, 25 Korrik / 1, 8, 15, 22, 29 Gusht

279.00

Përshkrim

6 DITE PLAZH NE ISHULLIN ME FAME BOTERORE TE ZAKYNTHOS.

Eskursione te ndryshme cdo dite per te viziuar plazhe te ndryshme te Zakynthis si

Laganas Beach
Navagios Beach (lundrim me traget)
Ishulli i Breshkave te detit (ishulli Cameo)
Bananas Beach
Zante
.
▶▶▶▶◀◀◀◀

DATAT E NISJEVE DHE CHECK IN HOTEL SI ME POSHTE
????????????
MUAJI QERSHOR
Nisje 6 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 279€
Nisje 13 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 299€
Nisje 20 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 299€
Nisje 27 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 349€
????????
MUAJI KORRIK
Nisje 4 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 379€
Nisje 11 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 389€
Nisje 18 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 399€
Nisje 25 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 399€
????
MUAJI GUSHT
Nisje 1 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 399€
Nisje 8 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 399€
Nisje 15 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 399€
Nisje 22 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 399€
Nisje 29 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 379€
⭐⭐⭐⭐
Akomdodimi ne hotel Strada Marina 4 Yje ne qender te Zantes dhe buze detit.

 

PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1: Plazh ne Laganas Beach dhe Vizite ne Zante


*Nisja drejt Greqisë në mbremjë të ditës se hënë. Ndalesa të shkurtra rrugës për pushime dhe kalimi i kufirit nga pika kufitare e Kakavijës
Vazhdimi udhëtimit duke përshkruar qytein e Janinës dhe me pas autostradën IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janinës me qytetin e Patrës për të shkuar më pas drejt portit te Kilinit ku do të marrim tragetin për në Zakynthos.
Mbërritja në Zakynthos dhe akomodimi në hotel Strada Marina 4 Yje, në qendër të Zantes në qytetin kryesor të ishullit
Pas akomodimit në hotel transferohemi në Laganas beach (9 km larg Zantes)
Kohë e lirë për plazh në Laganas.
(Klientët që nuk deshirojnë të vijnë në Laganas, mund të shfrytëzojnë pishinën e hotelit e pozicionuar në taracën e tij)
Pasdite kthimi në hotel
Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës te qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar në qendrën e qytetit ju mundeson të shëtisni lirisht në Zante  duke frekuentuar cdo aktivitet të saj. Taverna të shumta dhe lokalet më të njohura për organizime eventesh dhe party ndodhen vetëm në Zante, qytetin më të madh dhe të rendësishëm të ishullit Zakynthos

 

DITA 2: Plazh Banana Beach dhe Porto Zoros

*Mengjesi ne hotel
Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Banana Beach një nga plazhet më të frekuentuara ranore në ishull. I pozicionuar në pjesën juglindore të Zakynthos dhe rreth 20 km nga hoteli, Banana Beach me ujëra të kristalta dhe të ngrohta të detit Jon, ofron infrastrukture dhe një kulinari tradiconale të shumëllojshme.
Të rinjtë dhe fëmijët mund të argëtohen me sportet e shumta ujore qē mundësohen në pjesën jugore të plazhit, ndërsa ata që duan të eksplorojnë mund të ecin gjatë bregut drejt veriut për në plazhin shkëmbor të Porto Zoros.
Kohë e lirë për plazh deri pasdite dhe kthimi ne hotel
Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës te qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar në qendrën e qytetit ju mundeson të shëtisni lirisht në Zante  duke frekuentuar cdo aktivitet të saj. Taverna të shumta dhe lokalet më të njohura për organizime eventesh dhe party ndodhen vetëm në Zante, qytetin më të madh dhe të rendësishëm të ishullit Zakynthos

 

DITA 3: Plazh dhe Shetitje me Traget ne Navagios beach (Shipwreck)

*Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit  do te nisim aventuren BLU, ku ne portin e Zante na pret trageti per te vazhduar lundrim drejt nje prej plazheve me te famshem boteror is NAVAGIOS BEACH (Shipwreck)
Udhëtimi ynë fillon në orën 9.30, ndërsa nisemi drejt veriut përgjatë bregut lindor ose Zakynthos duke kaluar plazhet e Tsilivi dhe Planos me peizazhet e tyre perrallore. Pasi të kalojmë plazhet me rërë të Alikanas dhe Alikes, arrijmë në gjirin e Shën Nikollën e përgjumur në veri, një nga fshatrat më idilikë të ishullit. Ndalesa jonë e parë është tek SHPELLAT E FAMSHME BLU, ku reflektimi dielli ne brendesi te shpelles krijojne lojera ngjyrash te purpurtë, të kuqe dhe blu në muret e shpellës.
Vazhdimi i udhetimit rreth kepit SKINARI ku do të vështrojmë nga larg një ndër qytezat më të vjeter të Zakynthos, dhe vazhdimi i lundrimit më në thellësi për në Jug të ishullit ku me pak fat do të mund të shohin edhe delfinë!
Ndalesa jonë tjetër 1 orë është vërtet befasuese, diçka që shumë prej jush e keni parë më parë por deri tani vetëm në kartolina, si plazhin e famshem NAVAGIOS BEACH (ose ndryshe i njohur si SHIPWREKC).
Kohë e lirë për plazh dhe për të shijuar bukurinë përrallore të Navagios.
Pas qëndrimit në Navagios vazhdimi i lundrimit ku ju këshillojmë të mbani celularët të karikuar për foto, pasi lundrojmë përgjatë Lagunës fantastike të Porto Vromi, i cili është fshati më i vjetër i peshkatarve të Zakynthos dhe ka dy porte natyrale plot me varka peshkimi. Ne Porto Vromi do mund te shikoni dhe “Fytyren e Poseidonit” te gdhendur në shkëmb.
Pas kësaj, lundrimi vazhdon ne Shpellat e Delfinave, një kompleks prej rreth njëqind shpellash. Tre prej tyre janë më të mëdhenjtë dhe në njërën prej tyre trageti futet brenda dhe ndalet ne brendesi per t’iu krijuar mundesine per fotografi, ku gjjithashtu do të mund te shikojme perseri disa delfinë.
Aventura jone blu vazhdon duke lundruar me në jug ku do të vizitojmë Shpellat e famshme të Keri.
Më pas kohë e lirë për plazh dhe për një notim freskues në plazhin Oasis.
Por Aventura e jonë Blu rreth ishullut të Zakynthos nuk ka mbaruar me kaq ndaj bëni gati celuaret tuaja përsëri për ishullin e Marathonissi. Shumë vite më parë Marathonissi ishte lidhur me një rrip toke me Zakynthos. Ky ishull është i famshëm për breshkat Caretta-Caretta te cilat janë edhe simboli i Zakynthos. Nëse jeni mjaft me fat dhe breshkat nuk janë të ndrojtura nga prezenca e celularit juaj, do të keni mundësi të kapni në foto një nga momentet tuaja më të paharrueshme të këtyre pushimeve.
Ndalesa e radhes dhe fundit do të jetë për plazh dhe per të shijuar plazhin e Mavratzi ose Geraka në Vasiliko.
Gjatë kthimit për në qytetin e Zantes,  do të përshkrojmë disa nga plazhe me breg te gjërë si Porto Zoro, Banana Beach, Porto Roma & St. Nickolas Beach, Argasi… plazhe që mund ti vizitoni gjatë pushimeve tuaj në ishull.
Kthimi në portin e Zantes rreth orës 18:00. (Kjo shëtije e mrekullueshme kushton 30 euro dhe është me extra pagesë)
*Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës në Zante

 

DITA 4: Plazh ne Ishullin e Cameos me Breshkat e Detit Kareta – Kareta

*Mengjesi ne hotel
Pas mengjesit në hotel, nisemi drejt limanit të Agios Sostis. Limani ndodhet në pjesen jugore të Laganasë dhe prane ishullit të mrekullueshem të Cameos. Sipas deshires ju mund te zgjidhni të bëni plazh në ujërat e kristalta në bregun shkëmbor të ishullit cili lidhet me limanin me një urë të varur druri, ose të merrni varka të cilat ju çojnë në shpellat me ujëra termale të Kerit dhe Ishullin Marathonisi. Gjithashtu në këtë zonë do të keni mundësi zhytje me maska të thjeshta dhe të vëzhgoni e të notoni pranë breshkave Kareta – Kareta.
Vizita me varka në shpellat Keri dhe breshkave Kareta – Kareta është një eskursion shumë rekomandueshëm, dhe një eksperiencë që do të dëshironi ta përjetoni
Kohe e lire per plazh dhe aktivitetet që keni perzgjedhur.
Kthimi ne hotel pasdite
Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës në Zante

 

DITA 5: Plazh ne Tsilivi Beach ose Eskursion ne Ishullin e Kefalonias

*Mengjesi ne hotel
Pas mëngjesit në hotel nisemi kesaj radhe drejt veriut te ishullit ne Tsilivi Beach një tjeter plazh shume i frekuentuar në ishull. I pozicionuar në pjesën veri-lindore të Zakynthos dhe rreth 10 km nga Zante, Tsilivi Beach me ujëra të kristalta dhe të ngrohta të detit Jon, ofron infrastrukture dhe një kulinari tradiconale të shumëllojshme.
Të rinjtë dhe fëmijët mund të argëtohen me sportet e shumta ujore qē mundësohen rreth plazhit
Kohë e lirë për plazh deri pasdite dhe kthimi ne hotel
**Opsionale eskursion ne ishullin e Kefalonias, per klientet qe deshirojne te vizitojne nje tjeter ishull magjepes te Greqise
Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës në Zante

 

DITA 6: Ndalese ne Janine dhe Kthim

*Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, në orën 10:30 nisja me traget nga Zakynthos për në portin e Killinit.
Mbërritja në Killini dhe vazhdimi udhetimit per ne Shqiperi
Ndalese ne Janine per pushime ne bulevardin buze liqenit.
Pas ndaleses ne Janine kthim nga kufiri i Kakavisë per Shqiperi
*Mberritja ne darke fundi i sherbimit tone.

NË ÇMIM PËRFSHIHET

1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2) Të gjitha shëtitjet dhe transfertat në plazhet e ishullit të Zakynthos sipas programit të çdo dite
3) Akomodimi për 5 netë në hotel STRADA MARINA 4 YJE në qendër të Zantes buzë detit dhe pranë lokaleve, restoranteve dhe tavernave të qytetit.
4) Mëngjeset në restorantin e hotelit gjatë qëndrimit në Zakynthos
5) Përdorimi i pishinës së hotelit
6) Asistencë me guidë (shoqërues) shqiptar.

 

NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET

a) Drekat dhe Darkat
b) Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kyllini, (çmimi 25€)
c) Shezllonet gjatë plazhit
d) Taksa lokale e Greqisë 1.5 euro nata për dhomë në hotel me 3 yje, dhe 3 euro nata për dhomë në hotel me 4 yje. Taksa paguhet në recepsionin e hotelit nga vetë klientët.

 

Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 22:30 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 21:30 nga pallati sportit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 0 – 1.99 vjec paguajnë 80€
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 100€ zbritje nga cmimi i afishuar
——————————————————
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj

——————————————————
INFORMACIONE

► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshmë sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, eskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.
Per cdo ndryshim ne lidje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “PLAZH NË ZAKYNTHOS – Hotel Strada Marina 4⭐ – 6 Ditë (5 Netë) ➡ Nisje 6, 13, 20, 27 Qershor / 4, 11, 18, 25 Korrik / 1, 8, 15, 22, 29 Gusht”