VIZITOJME:
?Liqeni Vau Dejes & Liqeni i Komanit
?Kanioni i Valbones
?Liqeni Xhemes
?Mulliri i vjeter i ujit
?Lugina e Valbones
?Ujevara e Valboes
?Prizren
6,900 L
?Akomodim ne hotel Fusha e Gjes ne Valbone
??Lundrim me traget ne liqenin e Komanit (nisja e te cilit eshte ne oren 9:00 nga porti i Komanit)
▶▶▶▶ ◀◀◀◀
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
???
MUAJI GUSHT
Nisje 1, 8, 15, 22, 29, GUSHT — 2 Dite Udhetim —
Dita e pare
**Nisja ne mengjes, pas prezantimit me guiden tone i cili do iu shoqeroje pergjate te 2 diteve te udhetimit. Gjate rruges do te kemi mundesine te shijojme bukurine e peisazheve qe i ka dhuruar nena natyre, Shqiperise.
*Ndalesa e pare do te behet buzë liqenit të Vau Dejes per kafen e mengjesit ne restorant Perla, per te vazhduar me pas ne liqenin e Komanit ku do te behemi pasagjer te trageit te Komanit.
*Lundrimi qe zgjat afersisht 2 ore : 30 minuta duke pershkruar liqenin e Komanit qe gjarperon ne shpate malesh 2200 m lartesi, eshte nder aventurat me te bukura te turit te Valbones.
*Pas zbritjes ne Fierze ndalesa e radhes do te jete ne Kanionin e Shoshanit, i cili na tregon qe sapo jemi futur ne parkun kombetar “Valbone”.
*Akomodimi ne Valbone do te behet ne Hotel Fusha e Gjes, te mbuluar ne nje kurore bredhash. Me te mberritur ne hotel Fusha e Gjes ku do behet edhe akomodimi sipas rezervimit te kerkuar nga ju. Dreka do te shijohet ne restoranti e hotelit me produkte fshati dhe mish qingji.
*PAs drekese kohe e lire per te pushuar.
*Mbasdite do te vazhdojme eksplorimin e Valbones, ku do te vizitojme Ujvaren e Rrogamit. Do te vazhdojme ecjen ne kembe deri ne fillimin e lagjes se fundit te Valbones te quajtur, Gjelaj. Aty do te kemi mundesine te shikojme pjesen me terheqese, fundin e lugines ku te gjitha majat e maleve jane mbi 2300 – 2400 m. Me sfidantet e natyres do te ngjitemi deri ne rrjedhen e ujvares ku qe aty shfaqet nje pamje piktoreske e Lugines se Valbones.
*Kthimi ne hotel ku Darka do të shijohet në restorantin e hotelit, peshk trofte ose mish qingji, fli, etj e organizuar festive me muzike me DJ!
Dita e dyte
*Pas mengjesit ne hotel, gjate paradites do te vizitojmë liqenin e Xhemës dhe Mullirin e Vjetër të Ujit, (keshtu quhet nga vendasit), ku per te apasionuarit e fotografise do mrekullohen nga bukurite e Valbones, dhe kanionin e shoshanit me ujin e tij ngjyre blu.
*Udhetimit i kthimit do te realizohet nga Kosova, ku vazhdimi i udhetimit do jete per ne qytetin e Prizren, ne qytetin “muze” te Kosoves.
*Ndalese per te realizuar turin e qytetit, ne zonat me turistike te saj si ura e gurit, Xhamia e Sinan Pashes, Lidhja e Prizrenit, etj. Kohe e lire per kafe dhe shopping ne Prizren
Kohe e lire per te konsumuar dreken ne Prizren ku edhe sugjerimet e guides nuk do te mungojne.
*Pas vizites ne Prizren, kthimi ne Tirane ne darke.
►Duhet të dini se:
???
——————————————————–
✅ –Ne cmim përfshihen:
1. Transporti: Tirane – Valbone – Prizren – Tirane
2. Bileta e tragetit Koman – Fierze
3. Akomodimi 1 nate ne hotel Fusha e Gjes (cdo dhome me banjo personale)
4. Dreka me gatime tradicionale e dites se pare
5. Darka e dites se pare e organizuar me muzike me DJ
6. Mengjes fshati diten e dyte
7. Guida jone e cila do ju shoqeroje gjate gjithe udhetimit
——————————————————–
Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotel “Fusha e Gjes”
——————————————————–
Nisja do të bëhet në orën 5:00 të mengjesit nga Durresi (stacioni Trenit)
Nisja do të bëhet në orën 6:00 të mengjesit nga Tirana (sheshi piazza, mbrapa muzeut kombetar)
——————————————————–
Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
– Pashaporta ose Karta ID per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta ose ID) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
– Atlete të përshtatshme për ecje na mal
– Triko me menge te gjata për në mbrëmje
– Çantë shpine
– Bluze per nderrese gjate ecjes neper shtigjet e pershkruar ne program
– Rrova Sportive
– Syze dhe krem dielli
– Kapele
——————————————————–
❎-Ne cmim nuk perfshihen:
1) Dreka e dites se dyte ne Prizren
2) pijet alkolike dhe jo-alkolike te vakteve
——————————————————–
Cmimet e femijeve per akomodim ne dhome me dy ose tre te rritur
➤Femijet deri ne moshen 12 vjec paguajne 4900 lek
——————————————————–
SHENIME
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar dhe pashaporte.
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit, dhe te keni pashaporte
——————————————————–
►►► Njoftim :
Ne baze te kritereve te vendosura deri tani per mbrojtjen ndaj virusit Covid19 dhe parandalimin e tij klienti duhet :
– Te kete maska mbrojtese per fytyren .
– Doreza mbrojtese per duart .
– Duhet te dezinfektoje duart ne cdo hyrje dhe dalje nga autobusi.
– Duhet te mase temperaturen cdo fillim udhetimit para se te hyje ne automjet.
– Te ruaj distancen 1.5 m ndaj stafit apo klienteve te tjere gjate hipjes apo zbritjes ne autobus .
– Sugjerohet qe ulja ne sedilje te behet afer e afer vetem ne rast kur personat jane nga nje familje .
– Te njoftoje ne kohe reale stafin e kompanise ne momentin qe do te ndieje simptomat si , lodhje fizike , temperature , kolle e thate , veshtiresi ne frymemarrje , dhimbje ne kraharor , dhimbje trupi , rrufë , fyt i thate , diarre , konfuzion .
( Per cdo informacion te ri ne vazhdim qe organet qeveritare do te vendosin per masat mbrojtese nga covid19 klienti do te njoftohet ne kohe .)
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.