LEFKADA 6 DITE

VIZITOHET: PLAZHET & ISHUJT , PORTO KATSIKI , EGREMNI , SCORPIONS, MEGANISI , ITAKA , KEFALONIA
QYTETET: LEFKADA , PARGA , JANINA

Data Muaji Specifikime
16 – 21 , 23 – 28 Qershor Pegasos 3* 150 Euro /Tesoro 4* 180 Euro
30 – 5 Korrik , Qershor Pegasos 3* 179 Euro /Ionian Star 4* 245 Euro /Tesoro 4* 225 Euro
7 – 12 , 14 – 19 ,21 – 26 , Korrik Pegasos 3* 199 Euro /Ionian Star 4* 289 Euro /Tesoro 4* 275 Euro
28 Korrik – 2 Gusht 4-9 , 11 – 16 , 18-23 , 25 – 30 Gusht Pegasos 3* 275 Euro /Ionian Star 4* 310 Euro /Tesoro 4* 295 Euro
1-6 , 8 – 13 Shtator Pegasos 3* 220 Euro /Ionian Star 4* 285 Euro /Tesoro 4* 265 Euro
PROGRAMI:
  • DITA PARË

    Nisja nga Tirana ne oren 12:00 te nates (1 dite para dates se udhetimit ) . Ndalesa të shkurta gjate rrugës për në kufirin e Qafe Botes .
    Pasi te kalojm ne token Greke ndalesa e pare do te behet ne qytetin turistik te Parges te ndërtuar në qafëmali dhe bregdet ku do te konsumojm edhe mengjesin e dites se premte pasi ne Parga do te jemi rreth ores 07:00 – 08:00 te mengjesit.Kohegjatesia vizites 1 ore e 30 min.Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe ne shetitoren kryesore buze detit. Me pas nisemi drejt ishullit te Lefkades .Akomodimi ne hotel rreth ores 12 :00 .Kohe e lire per plazh prane hotelit .Darka ne Hotel .

  • DITA DYTË

    Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri.Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 9:45 Vizitojmë bregdetet me famë boterore të Lefkades…Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpions ….dhe shpellen Papanikolis. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme eshte opsionale sipas deshires pasi ka kosto extra prej 20 Euro per person mbaron rreth ores 18:00 te pasdites .Kthimi ne hotel.Darka ne hotel .qendrim I lire ne qender te ishullit .

  • DITA TRETË

    Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma-Lefkada, ku do te qendrojme nga ora 10:00 deri ne oren 17:00 . Pas plazhit ne Kathisma kthehemi ne hotel . Pasdite e lire. Darka ne hotel. ( Vajtja ne Kathisma kushton 10 euro per person dhe minimumi pjesmarrjes eshte 20 persona )

  • DITA KATËRT

    Qendrim i lire per plazh ose opsionale turi “3 Beaches “ qe realizohet me anije ne 3 plazhet me kryesore te Lefkada , “Egremni , Porto Katsiki , Red Rocks “ dhe ndalohet pothuajse 2 ore ne cdo plazh . Kjo shetitje kushton 20 Euro dhe nuk eshte e detyrueshme por e keshillueshme .(ky udhetim eshte i realizueshem nga nje numer i konsiderueshem personash)
    Pasdite rreth ores 18:00 kthehemi ne hotel . Konsumimi I darkes ne hotel .Pas darkes organizim i sugjeruar ne party ne anije .

  • DITA PESTË

    Kohe e lire per plazh , ne menyren tuaj individuale . Nuk mungon sugjerimi I guides .

  • DITA GJASHTË

    Mëngjesi në hotel. Nisja për kthim nga kufiri Kakavisë. Ndalesë dhe shetitje në liqenin dhe kalanë e Janinës.Kthimi ne Tirane ne darke rreth ores 21:00 ne darke . Fundi I sherbimit tone .

    INFORMACIONE RRETH HOTELEVE

    Hotel Pegasos 3* ndodhet ne zonen e Nikianes 15 minuta larg nga qendra e Lefkades dhe 10 minuta larg nga Nidri, fshati turistik me I madh I ishullit ne te cilin ndodhen te gjitha anijet qe startojn shetitje ne plazhet dhe ishujt e shumte rreth Lefkades.Hotel Pegasos ndodhet 15 metra larg nga vija bregdetare ne te cilen ndodhen edhe taverna , bare ,ristorante , supermarket etj .Ne hotel Pegasos 50% e dhomave jane me pamje nga deti , 25 % me pamje nga fusha & 25% me pamje nga kodra . WIFI – Free , Ajer I kondicionuar – Free Klikoni linkun per foto mbi hotelin — >> http://www.hotelpegasos.gr/

    Hotel Ionian Star 4* ndodhet ne qender te ishullit, ne Lefkas City afer Lounge bareve , clubeve te nates dhe 3 shetitoreve me kryesore dhe me te gjalleruara qe Lefkada disponon si shetitorja e Marines , Pedonalja qe pershkon mes per mes gjith qendren e Lefkas City dhe shetitorja buze detit e cila ndan vijen bregdetare me baret e shumta . Hoteli disponon edhe pishine per te rritur dhe femije .Ne hotel Ionian Star 95% e dhomave ndodhen me pamje nga deti.WIFI – Free , Ajer I Kondicionuar – Free Klikoni linkun per foto mbi hotelin — >> http://ionionstar.gr/

    Hotel Tesoro 4* ndodhet gjithashtu ne zonen e Nikianes 15 minuta larg nga qendra e Lefkades dhe 10 minuta larg nga Nidri ,fshati turistik me I madh I ishullit ne te cilin ndodhen te gjitha anijet qe startojn shetitje ne plazhet dhe ishujt e shumte rreth Lefkades .Vetem 5 minuta ecje ne kemb mund te shkohet ne plazhet afer hotelit ose mund te shfrytezohet pishina si per te rritur ashtu edhe femije . Ne hotel Tesoro te gjitha dhomat jane me pamje nga deti.Wifi – Free , Ajer I Kondicionuar – Free Klikoni linkun per foto mbi hotelin — >> http://hoteltesoro.gr/

    NE CMIM PERFSHIHET

    ►Transporti me autobus komod.
    ►Akomodimi 5 nete në hotelet perkates.
    ►Mëngjesi dhe darka .
    ►Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit.

    NE CMIM NUK PERFSHIHET

    ►Gjithcka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet.
    ►Shëtitjet me anije gjate dites ne viziten e ishujve , opsionale €20 per person per secilen
    ►Party I darkes ne anije 10 euro/person ( Hyrja + 1 pije falas )
    ►Vajtja ne Kathisma 10 euro/person
    ►Hyrjet në monumente dhe muzeume.
    ►Siguracioni jetës në udhetim (I detyrueshem).
    ►Taksat lokale te ligjit te ri Grek e cila paguhet cash ne recepsion . 1.5 euro per dhome per nate ne hotel me 3* dhe 3 euro per dhome per nate ne hotel me 4*

    SHENIM

    POLITIKAT E FEMIJEVE

    • HOTEL PEGASOS  3*

    0-2.99 VJEC JANË FALAS
    3-7.99  PERFITON 50% DISCOUNT

    8-11.99 PERFITON 35% DISCOUNT

    • HOTEL IONIAN STAR  4*

    0-2.99 VJEC JANË FALAS
    3-7.99  PERFITON 50% DISCOUNT

    8-11.99 PERFITON 35% DISCOUNT

    • HOTEL TESORO 4*
    0-2.99 VJEC JANË FALAS
    3-7.99  PERFITON 50% DISCOUNT

    8-11.99 PERFITON 35% DISCOUNT

    SHENIM

    ►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) PAGUAN 75% ME SHUME.

    ►NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ►PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
    ►NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.

About the Author

By Kaba user / Administrator, bbp_keymaster

Follow kaba-user
on Jun 28, 2019

No Comments

Lini një Përgjigje