Verë në Amsterdam, 8 Ditë €399

Dita e Parë: Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobuz në territorin kroat për në Zadar. Mbrritja në Zadar. Sistemimi  dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Ljubjanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubjanë, ku vizitohet Kryeqyteti slloven me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë e shkurtër në Salzburg. Vazhdimi i udhëtimit për në Mynih. Mbrritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: Muzeu i Arteve të Pinakotheken, Hofbrauhaus-i i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz, Viktualien Market. Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë etj. Nisja në oren 12:00 nga Mynih me autobus për në Amsterdam. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Wageningen. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Nisje për në Amsterdam. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17.  Pasdite, Nisja për të vizituar Parkun e Tulipanëve dhe më pas të lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel.  Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Vazhdimi udhëtimit për në Wageningen, Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët për në Pragë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Pragë. Sistemimi në Hotel. Viizitë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë, Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët nga Praga me autobus për në Budapest. Mbërritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë: Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mbrritja në Tiranë.

Nisja më 27 Korrik.

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshepërfshin:
1. Udhëtimi vajtje – ardhje dhe shëtitjet me Autobus Tiranë – Ljubljanë – Mynih – Amsterdam – Pragë – Budapest – Beograd – Tiranë.
2. Akomodim në hotel me 3 dhe 4 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Verë në Amsterdam, 8 Ditë €399

LISTA E ÇMIMEVE

Çmimet e dhomave

» Verë
nga 27/07/2019 në 03/08/2019
Tarifa »
Dhomë Standart (Max: 3 Rritur) € 399.00

Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe

REZERVO TANI

About the Author

By user / Editor, bbp_keymaster

Follow user
on May 27, 2019

No Comments

Lini një Përgjigje