VIZITOHEN: SKRAPARI , KANIONET E OSUMIT , BERATI
DATA E UDHETIMIT:
- ► 18 – 19 , 25 – 26 Maj
- ► 1 – 2 , 8 – 9 , 15 – 16 , 22 – 23 , 29 – 30 Qershor
PROGRAMI:
► Dita e pare :
Nisja nga Tirana në orën 08:00 (Nisja nga Durresi ne oren 08:30)
Pas takimit me grupin dhe guidën, do të nisemi drejt qytetit te Beratit . Gjatë rrugës ndalese te shkurter per kafe dhe pushim.Mberritja ne Berat , akomodimi ne Hotel. Vizite ne Kalane e Beratit dhe buze lumit Osum. Padite qendrimi i lire. Konsumimi i darkes ne Hotel.
► Dita e dyte :
Pas konsumimit te mengjesit ne hotel nisemi drejt Kanioneve. Gjatë rrugës do të kemi mundësi të shijojmë degëzimet e lumit të Osumit dhe majat e larta të malit të Tomorrit. Rreth orës 11:00 arrijmë te kanionet ku do te fillojme Rafting me instruktoret profesionist te ketij sporti. Pas eksperiences se rafting e cila zgjat perafersisht 2 ore e 30 minuta do te kemi kthimin ku gjate rruges do te vizitojme , Mulliri i babait, Vrima e nuses (nga ku rrjedhë një legjendë që do ta mësojmë gjatë udhëtimit) Ura e vogel, si edhe monumentin e kulturës – Ura e Kasabashit. Në kthim do të ndalojmë tek Ujëvara e Bogovës ku edhe do të ndalemi për të konsumuar drekën (opsionale). Pas drekës në natyrë, nisemi drejt kthimit në Tiranë & Durrës rreth orës 21:00.
Fundi i sherbimit tone.
Udhezime :
Ju duhet te keni veshur:
-Rroba banjo
-Atlete te vjetra, sandale te mbyllura
-Kostum sportiv
-Rroba pambuku per nderrese
-Veshje sportive per ecje
Ju duhet te keni me vete:
-Peshqir
-Rroba te ngrohta per t’u nderruar
-Sandale/Atlete per t’i nderruar ne fund te udhetimit
-Cante shpine
-Shishe uje 1 liter
-Fruta te thata
-Aparat fotografike
Gjithashtu duhet te keni shume energji pozitive 🙂
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.