ZAKYNTHOS 6 DITË

►DATAT E UDHETIMEVE

Chrysafi Studio ( Vetem Darke ) Ikaros 2*(Allinclusive) Perkes 3* (Mengjes + Darke) Majestic 4* (All Inclusive) White Olive Premium 4* (All inclusive)
26 Gusht 180€ 230€ 220€ Ne kerkese Ne kerkese

– Cmimi vetem per sherbim transporti kur akomodimi mbulohet ne menyren tuaj kushton 75 euro per person dhe perfshin ( transportin vajtje ardhje + guiden )

VIZITOHET: ZAKYNTHOS

PROGRAMI:
  • DITA E PARË:

    Nisja nga Tirana ne oren 22:00 ne darke nje dite para dates se nisjes .Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Kalimi I doganes ne piken kufitare Kakavije. Pas kalimit te kufirit do te perdorim autostraden IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janines me qytetin e Patres per te shkuar me pas drejt portit te Kilinit ku do te marrim tragetin per ne Zakynthos. Rreth drekes mberritja dhe akomodimi ne hotel. Pushim .Pas konsumimit te darkes vizite ne qender te sheshit Solomos .

  • DITA E DYTË:

    Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit marrim anijen qe ben shetitjen rreth e qark gjithe ishullit te Zakynthos, ku vizitohen: Shpella e Delfinave, Fytyra e Poseidonit e gdhendur ne Shkemb, Navagio Beach (Plazhi me I famshem I ishullit) , , Shpella Blu , Shpella Keri, Xyriai (plazh kurativ), Porti San Nikola, Tsivili. Kjo shetitje e mrekullueshme mbaron rreth ores 17:00 dhe ka nje kosto extra prej 25 euro per person ..Kthimi ne hotel . Mbremje e lire.(Personat qe nuk kan deshire te jene pjesmarres ne udhetimin me anije mund te shfrytezojne plazhin afer hotelit )

  • DITA E TRETË:

    Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Vasilikos beach , nje nder plazhet me te bukur ne te cilin keni mundsi te beni party ne anije gjate dites pervecse plazh . Opsionale , kohe e lire per plazh deri ne pasdite .Kthimi ne hotel . Pas darke shijojme jeten plot ngjyra qe Zakynthos ofron, sipas deshires ne Taverna, Clube,

  • DITA E KATËRT:

    Mengjesi ne hotel. Me pas nisemi per tek anijet qe bejn lundrime te dedikuara per tek ishulli I breshkave .Pervecse tur rreth ishullit Marathonisi per te pare breshkat Carreta Carreta ( Simboli I ishulit te Zakynthos ) gjithashtu ne ate vend fantastic kemi mundesi qe te bejm edhe plazh.Anija per ne ishullin e breshkave ka kosto extra 15 euro per person .Pas vizites se breshkave opsionale vizite ne BALLKONIN E GJIRIT TE NAVAGIOS ,SHIPWRECK ( PAGESE EXTRA 10 EURO/PERSON dhe kjo vizite realizohet ne baze te pjesmarrjes se nje numri te konsiderueshem ) . Kthimi ne hotel .

  • DITA E PESTË:

    Qendrim I lire per plazh .

  • DITA E GJASHTË:

    Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Shqiperise, perseri nepermjet autostrades IONIAN ROAD. Pushime te shkurtra gjate rruges. Kohe e lire per te konsumuar dreken ne Janine. Kthimi per ne Tirane. Fundi I sherbimit tone.

About the Author

By Kaba user / Administrator, bbp_keymaster

Follow kaba-user
on Jul 09, 2019

No Comments

Lini një Përgjigje