DATA E UDHETIMIT:
28 Nëntor – 30 Nëntor
7 – 9 Dhjetor
VIZITOHEN: Janina, Selaniku, Meteora dhe Kosturi(Kastoria).
PROGRAMI:
►Dita e Parë:
Nisja nga Tirana në orën 04:00, vazhdimi i udhëtimit tonë drejt doganës së Kakavijës. Pas përfundimit të procedurave doganore, vazhdojmë udhëtimin drejt qytetit të Janinës ku do të vizitojmë monumentet kryesore të qytetit: Kalanë e Janinës, Sheshin Kryesor. Vazhdojmë udhëtimin në liqenin e Pamvotis, muzeun e Ali Pashës.. etj. Rreth orës 14:00 nisemi per te vizituar Meteoran, e famshme per peisazhet magjike natyrore dhe manastiret ne maje te shkembinjve. Vete fjala Meteora do te thote “pezull ne ajer”, ose ne “qiell” dhe ate pershtypje te japin duke i pare nga afer. Në mbrëmje akomodimi në hotel, darka e lirë.
►Dita e Dytë:
Mengjesi ne hotel. Fillojne vizitat e atraksioneve kryesore te Selanikut, nje qytet qe daton qe ne vitin 315 para Krishtit dhe qe ka marre emrin nga motra e Aleksandrit te Madh. Vizitohen Sheshi Aristotelus, Kisha e Sh. Dhimitrit dhe Forumi Romak qe ne shekulline dyte pas Krishtit, Harku i Galerios i cili ka qene Perandor deri ne 311 si dhe Mausoleumi i tij, zona Tsimiski dhe Kulla e Bardhë ku keni mundesine te shijoni kafen tuaj buze detit ose ne nje prej anijeve qe vozisin pergjate bregdetit me pamje nga gjithe qyteti. Darka opsionale ne nje nga tavernat ne zonat me te frekuentuara ne Selanik.
►Dita e Tretë:
Mengjesi ne Hotel. Vazhdojmë udhëtimin tonë drejt qytetit të Kosturit (Kastorias), opsionale shëtitje me varkë në liqenin e Kastorias. Dreka e lirë në mënyrë individuale. Rreth orës 14:00 nisemi drejt Tiranës.
Fundit i shërbimit tonë.
NE CMIM PERFSHIHET:
- UDHËTIMI VAJTJE-ARDHJE ME AUTOBUS KOMOD
- AKOMODIM NË HOTEL
- MËNGJESET PËR TË GJITHA DITËT E QENDRIMIT
- GUIDE PROFESIONALE
NE CMIM NUK PERFSHIHET:
- GJITHCKA QË NUK ËSHTË PËRMENDUR NË KËTË PROGRAM
- HYRJET NË MONUMENTE DHE MUZEUME
- SIGURACIONI JETES NE UDHETIM
- TAKSAT LOKALE SIPAS LIGJIT TE RI GREK , 1.5 EURO PER DHOME NE NATE PER HOTEL ME 3 YJE , 3 EURO PER DHOME NE NATE NE HOTEL ME 4 YJE .
POLITIKAT E FEMIJEVE:
• 0-3.99 VJEC JANË FALAS
• 4-11.99VJEC, NËSE NJE FEMIJE AKOMODOHET NË DHOMË ME 2 TË RRITUR, PËRFITON 50 % ZBRITJE
• MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR
SHENIM:
►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
►NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
►PER REZERVIM NEVOJITET 30% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
►PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
►NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.