SARANDË – KSAMIL – KRORËZ – GJIROKASTËR – SYRI I KALTËR
Nisje datë : 16, 23, 27, 31 Maj – Çmimi 99 €/p
Nisje datë : 4, 8, 12 Qershor – Çmimi 120 €/p
Nisje datë : 16, 20, 24, 28 Qershor – Çmimi 160 €/p
Nisje datë : 2, 6, 10, 14, 18, 22, 26, 30 Korrik – Çmimi 180 €/p
Nisje datë : 3, 7, 11, 15, 19, 23, 27, 31 Gusht – Çmimi 180 €/p
Nisje datë : 4 , 8 , 12 Shtator – Çmimi 120 €/p
PROGRAMI :
DITA E PARË:
Tiranë – Gjirokastër – Sarandë
► Nisja nga Tirana oren 06:00
► Nisja nga Durresi ne oren 06:30
► Nisja nga Elbasani ne oren 05:20
Vazhdimi i udhëtimit drejt qytetit të Sarandës. Pushime te shkurtra gjatë rrugës për kafe. Më pas do të bëjmë ndalesë për vizitë në qytetin antik të Gjirokastrës . Vazhdimi i udhëtimit drejt qytetit të Sarandës. Akomodimi në hotel. Kohë e lirë për plazh. Në mbrëmje shëtitje në bulevardin buzë detit të qytetit të Sarandës.
DITA E DYTË:
Lundrim në Krorëz – Kakome – Gremina – Plazhi Ushtarit – Gjiri Rrojdhës
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vazhdojmë udhëtimin drejt portit kryesor të qytetit të Sarandës dhe fillojmë lundrimin . Gjatë këtij lundrimi fantastik do të ndalojmë në Plazhet si : Krorëzes , Kakome , Plazhin e Ushtarit dhe në Gjirin e Rrojdhës . Kthimi përseri në port rreth orës 16:00. Lundrimi ka një kosto extra prej 2500 Lekësh. Pjesëmarrja minimale per tu realizuar është 8 persona . Personat që nuk duan të jenë pjesëmarrës mund të qëndrojnë për plazh në ambjentet e hotelit.
DITA E TRETË:
Plazh në Ksamil – Vizitë në Butrint
Pas mëngjesit në hotel i drejtohemi plazhit të Ksamilit, ku kemi përzgjedhur plazhin 3 Ishujt, një ndër plazhet me të bukura dhe me ujin me të pastër të Ksamilit. Qëndrimi në plazh deri në orën 17:30 . Gjatë kësaj dite në konsultim me guidën për klientët që kanë deshirë të vizitojnë Butrintin do të dakortësohen për të vizituar qytetin antik të Butrintit. Pas plazhit kthehemi në hotel.
DITA E KATËRT:
Plazh në Sarandë
Pas mëngjesit në hotel së bashku me shoqëruesin tonë do të nisemi për në plazhin La Cueva Beach, një nga plazhet me rinore ne qytetin e Sarandës. Ky plazh ofron bar, restorant, beach-bar, gjithashtu herë pas here organizon party gjatë ditës. Qëndrimi në plazh deri në orën 17:30. Pasdite (opsionale) vizitë në Kalanë e Lëkursit për një panoramë fantastike plotë drita të qytetit të Sarandës .
DITA E PESTË:
Sarandë – Syri i Kaltër – Tiranë
Mëngjesi në hotel. Kohë e lirë për plazh në Sarandë deri në mesditë. Më pas vazhdojmë udhëtimin drejt Tiranës, Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.
FUNDI I SHËRBIMIT TONË !
Në çmim përfshihet :
1. Transporti komod vajtje – ardhje dhe vizitat sipas programit .
2. Akomodimi ne hotel Visad buze detit
3. Mengjesi ne Hotel
4. Perdorimi i plazhit dhe i shezloneve te hotelit
5. Shoqerues Shqiptar
Në çmim nuk përfshihet :
1. Lundrimi 2500 leke/person
2. Gjithcka qe nuk eshte permendur me siper.
Extra Darka 10 Euro nata per person
Politikat e Fëmijëve:
1. Nga 0 – 5.9 vjeç janë falas, nëse akomodohen në dhomë me dy të rritur
2. Nga 6 – 11.9 vjeç, nëse akomodohen në dhomë me dy të rritur, me krevat extra, paguajne 10 Euro nata
3. Nga 12 Vjeç paguajnë si të rritur
#SHËNIM
1. Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
2. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3. Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4. Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5. Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6. Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
7. Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.