?Eskursione te ndryshme cdo dite per te viziuar plazhe te ndryshme te Zakynthis si
Laganas Beach
Navagios Beach (lundrim me traget)
Ishulli i Breshkave te detit (lundrim me traget)
Porto Zoro
Bananas Beach
Akuaparku “Zante Aqua Village”
???
MUAJI KORRIK
Nisje 21 Korrik ― 5 Dite (4 nete) ― Cmimi 289€
Nisje 28 Korrik ― 5 Dite (4 nete) ― Cmimi 289€
MUAJI GUSHT
Nisje 4 Gusht ― 5 Dite (4 nete) ― Cmimi 299€
Nisje 11 Gusht ― 5 Dite (4 nete) ― Cmimi 299€
Nisje 18 Gusht ― 5 Dite (4 nete) ― Cmimi 299€
Nisje 25 Gusht ― 5 Dite (4 nete) ― Cmimi 289€
DITA 1: PLAZH NE ZAKYNTHOS (Laganas Beach)
*Nisja nga Tirana ne oren 00:10 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)
*Ndalesa te shkurtra rruges. Kalimi i kufirit nga pika kufitare e Kakavijes
*Vazhdimi udhetimit duke pershkruar qytein e Janines dhe pas autostraden IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janines me qytetin e Patres per te shkuar me pas drejt portit te Kilinit ku do te marrim tragetin per ne Zakynthos.
*Mberritja ne Zakynthos dhe akomodimi ne hotel Strada Marina 4 Yje, ne Zante ne qytetin kresor te ishullit
Pas akomodimit ne hotel transferohemi ne Laganas beach (9 km larg Zantes)
Kohe e lire per plazh ne Laganes.
(Klientet qe nuk deshirojne te vijne ne Laganas, mund te shfrytesojne pishinen e hotelit e pozicionuar ne taracen e tij)
Pasdite kthimi ne hotel
*Darka ne restorantin e hotelit
***Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirshem ne Zante duke frekuentuar cdo aktivitet te saj.
DITA 2: PLAZH NE ZAKYNTHOS (Shetitje me traget ne Navagios beach dhe ishullin e breshkave te detit)
*Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit do te nisim aventuren BLU, ku ne portin e Zante na pret trageti per te vazhduar lundrim drejt nje plazheve me te famshem boteror is NAVAGIOS BEACH (Shipwreck)
Udhëtimi ynë fillon në orën 9.30, ndërsa nisemi drejt veriut përgjatë bregut lindor ose Zakynthos duke kaluar plazhet e Tsilivi dhe Planos me peizazhet e tyre perrallore. Pasi të kalojmë plazhet me rërë të Alikanas dhe Alikes, arrijmë në Shën Nikollën e përgjumur në veri, një nga fshatrat më idilikë të ishullit. Ndalesa jonë e parë është tek SHPELLAT E FAMSHME BLU, ku reflektimi dielli ne brendesi te shpelles krijojne lojera ngjyra te purpurte, të kuqe dhe blu ne muret e shpelles.
Vazhdimi i udhetimit rreth kepit SKINARI ku do te veshtrojme nga larg nje nder qytezat me te vjeter te Zakynthos, dhe vazhdimi i lundrimit me thelle për në Jug te ishullit ku nese do te jemi, do te mund te shohin edhe delfinë!
Ndalesa jonë tjetër 1 orë është vërtet befasuese, diçka që shumë prej jush e keni parë më parë por deri tani vetëm në kartolina, si plazhin e famshem NAVAGIOS BEACH (ose ndryshe i njohur si SHIPWREKC).
Kohe e lire per plazh dhe per te shijuar bukurine perrallore te Navagios.
Pas qendrimit ne Navagios vazhdimi i lundrimit drejt ku ju keshillojme te mbani celularet tuaj gati pasi lundrojme pergjate Lagunës fantastike të Porto Vromi, i cili është fshati më i vjetër i peshkatarve të Zakynthos dhe ka dy porte natyrale plot me varka peshkimi. Ne Porto Vromi do mund te shikoni dhe “Fytyren e Poseidonit” te gdhendur në shkëmb.
Pas kësaj, lundrimi vazhdon ne Shpellat e Delfinave, një kompleks prej rreth njëqind shpellash. Tre prej tyre janë më të mëdhenjtë dhe në njërën prej tyre trageti futet brenda dhe ndalet ne brendesi per t’iu krijuar mundesine per fotografi. Gjithashtu nëse jeni mjaft me fat do të mund te shikojme perseri disa delfinë.
Aventura jone blu vazhdon duke lundruar me në jug ku do të vizitojmë Shpellat e famshme të Keri. Këto shpella te cojne shumë thellë brenda maleve të Keri.
Me pas kohe e lire per plazh dje për një notim freskues në plazhin Oasis
Nuk ka mbaruar me kaq ndaj bëni gati celuaret tuaja përsëri për ishullin e Marathonissi. Shumë vite më parë Marathonissi ishte lidhur me rrip tokesore me me Zakynthos. Ky ishull është i famshëm për breshkat Caretta-Caretta te cilet jane edhe simbolin e Zakynthos. Nëse jeni mjaft me fat dhe breshkat nuk janë të ndrojtur a nga celulari juaj, do të keni mundësi të kapni ne foto një nga momentet tuaja më të paharrueshme të ketyre pushimeve.
Ndalesa e radhes dhe fundit do te jete për të plazh dhe per te notuar në plazhin e Mavratzi ose Geraka në Vasiliko.
Gjatë kthimit për në qytetin e Zynthos-it, do te pershkrojme disa nga plazhe me breg te gjërë si Porto Zoro, Banana Beach, Porto Roma & St. Nickolas Beach, Argasi… plazhe qe do i vizitojme gjate 3 diteve ne vazhdim se bashku me autobuzin e agjensise ku do shijojme ditet duke pushuar
*Kthimi ne portin e Zantes rreth orës 18:00 pasdite. (Kjo shetije e mrekullueshme kushton 25 euro dhe eshte me extra pagese)
*Darka ne restorantin e hotelit
***Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirshem ne Zante duke frekuentuar cdo aktivitet te saj.
DITA 3: PLAZH NE ZAKYNTHOS (Porto Zoro)
*Mengjesi ne hotel
*Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Porto Zoro (17 km ne jug-perendim te ishullit). Porto Zoro eshte nder plazhet me te njohur te Zakynthos pershkak edhe te vendodhjes se tij midis qytezave Agrasi dhe Vasilikos, ku duke kombinuar bukurite e dy fshatrave ne nje plazh te vetem.
*Kohe e lire per plazh ne Porto Zoro deri pasdite
*Kthimi ne hotel pasdite
Darka ne restorantin e hotelit
***Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirshem ne Zante duke frekuentuar cdo aktivitet te saj.
DITA 4: PLAZH NE ZAKYNTHOS (Zante Aqua Village)
**Mengjesi ne hotel
➤Akuaparku “ZANTE AQUA VILLAGE”.
Pas mengjesit vazhdojme udhetimin drejt nje nder Akuaparkeve me te madhenj te Greqise si Zante Aqua Village vetem . I ndodhur vetem 4 km larg hotelit, eksperienca ne Zante Aqua Vialles eshte per tu mos u humbur. Me nje siperfaqe prej 40’000 m katror, duke poseduar rreshkiteve te ndryshme, me siperfaqe te ndryshme dhe shpejtesi te vecanta per secilen, i pajisur gjithashtu edhe me nje piste garash te makinave go-kart, koha juaj na Zante Aqua Village do te fluturoje duke u argetuar
Kohe e lire per tu argetuar ne AquaLand deri rreth ores 18:00
➤ BANANAS BEACH:
Klienet qe nuk do te deshirojne te vizitojne akuaparkun, autobuzi do te vazhdoje udhetimin ne plazhin BANANAS BEACH (disa km larg akuparkut). Ne Bananas beach do te jete ndalesa e fundit. Kohe e lire per plazh ne deri ne 1830 dhe nisja me pas per ne hotel.
➤ KTHIMI NE ZANTE:
*Kthimi ne hotel pasdite
Darka ne restorantin e hotelit
***Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirshem ne Zante duke frekuentuar cdo aktivitet te saj.
DITA 5: PLAZH NE ZAKYNTHOS (Tsilivi Beach)
*Mëngjesi në hotel.
*Pas mengjesit transferohemi ne Tsilivi beach
Kohe e lire per plazh deri ne oren 13:00 dhe nisja me pas per ne Tirane
Ndalesa rruges per kafe dhe kthim nga kufiri i Kakavisë.
*Mberritja ne darke fundi i sherbimit tone.
NË ÇMIM PËRFSHIHET
1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2) Të gjitha shëtitjet dhe transfertat në plazhet e ishullit të Zakynthos sipas programit të çdo dite
3) Akomodimi për 4 netë në hotel STRADA MARINA 4 YJE në qendër të Zantes buzë detit dhe pranë lokaleve, restoranteve dhe tavernave të qytetit.
4) Mëngjeset dhe Darkat në restorantin e hotelit gjatë qëndrimit në Zakynthos
5) Përdorimi i pishinës së hotelit
6) Asistencë me guidë (shoqërues) shqiptar
.
NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET
a) Drekat
b) Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kyllini, (çmimi 18€)
c) Shezllonet gjatë plazhit
d) Taksa lokale e Greqisë 1.5 euro nata për dhomë në hotel me 3 yje, dhe 3 euro nata për dhomë në hotel me 4 yje. Taksa paguhet në recepsionin e hotelit nga vetë klientët
SHENIM:
►Duhet të dini se:
???
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 00:10 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 00:10 nga pallati sportit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 12 vjeç paguajnë 50% të çmimit
——————————————————
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
➤ Nga Data 28 Qershor doganat e Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të hapura për të gjithë shtetasit shqiptar
Hyrja në shtetin e Greqisë do mund të realizohet vetëm me pashaportë dhe duke pasur njërin prej 3 dokumentave më poshtë
1) Ose dokument vërtetimi që keni bërë vaksinën anticovid
2) Ose testin serologjik që vërteton që keni kaluar covidin
3) Ose testin PCR deri në 72 orë përpara ditës së hyrjes në kufi
——————————————————
RIMBURSIMI
➤Në rast të mbylljes së doganave për kalimin në shtetin e Greqise si masa kundër Covidit, gjatë periudhës së udhëtimit të klientit duke penguar realizimin e programit, pagesa e kryer për rezervim nga klienti është 100% e rimbursueshme nga Operatori Turistik
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshmë sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.