Përshkrim
????Eskursione te ndryshme cdo dite per te viziuar plazhe te ndryshme te Zakynthis si
Laganas Beach
Navagios Beach (lundrim me traget)
Ishulli i Breshkave te detit (ishulli Cameo)
Bananas Beach
Zante
DATAT E NISJEVE DHE CHECK IN HOTEL SI ME POSHTE
????????????
MUAJI QERSHOR
Nisje 6 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 409€
Nisje 13 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 429€
Nisje 20 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 449€
Nisje 27 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 449€
????????
MUAJI KORRIK
Nisje 4 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 479€
Nisje 11 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 489€
Nisje 18 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 25 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
????
MUAJI GUSHT
Nisje 1 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 8 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 15 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 22 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 29 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 479€
⭐⭐⭐⭐
Akomdodimi ne Zante Royal Resort 4 Yje buze plazhit, ne Vasiliki (Zakynthos)
PROGRAMI I DETAJUAR
DITA 1: Plazh në shërbimin All Inclusive në Zante Royal Resort 4 Yje
*Nisja drejt Greqisë në mbremjë të ditës se hënë. Ndalesa të shkurtra rrugës për pushime dhe kalimi i kufirit nga pika kufitare e Kakavijës
Vazhdimi udhëtimit duke përshkruar qytein e Janinës dhe me pas autostradën IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janinës me qytetin e Patrës për të shkuar më pas drejt portit te Kilinit ku do të marrim tragetin për në Zakynthos.
Mbërritja në Zakynthos dhe akomodimi në Zante Royal Resort 4 Yje në shërbimin All Inclusivve.
Kohë e lirë për plazh në Resort.
DITA 2: Shërbim All Inclusive dhe plazh në Resort / Eskursion ne Banana Beach dhe Porto Zoros
*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Incluisve në Resort.
*Ne mbremje pas shijimit te darkes per klientet qe deshirojne te shijojne jeten e nates te Zantes, autobuzi i agjensise do te mundesoje falas transferten Resort – Zante – Resort. Nisja nga Resort ne oren 20:00. Kthimi nga Zante ne oren 00:30
—
*Opsionale: Eskursion ne Banana Beach një nga plazhet më të frekuentuara ranore në ishull. I pozicionuar në pjesën juglindore të Zakynthos dhe rreth 20 km nga hoteli, Banana Beach me ujëra të kristalta dhe të ngrohta të detit Jon, ofron infrastrukture dhe një kulinari tradiconale të shumëllojshme.
Të rinjtë dhe fëmijët mund të argëtohen me sportet e shumta ujore qē mundësohen në pjesën jugore të plazhit, ndërsa ata që duan të eksplorojnë mund të ecin gjatë bregut drejt veriut për në plazhin shkëmbor të Porto Zoros.
Kohë e lirë për plazh deri pasdite dhe kthimi ne hotel. (Transferta Resort – Banana Beach – Resort ofrohet falas nga agjensia)
DITA 3: Shërbim All Inclusive dhe plazh në Resort / Eskursion me Traget në Navagios beach (Shipwreck)
*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Incluisve në Resort.
—
*Opsionale: Eskursion me traget ne nje prej plazheve me te famshem boteror is NAVAGIOS BEACH (Shipwreck)
Udhëtimi ynë fillon në orën 9.30, ku nga porti i Zantes nisemi drejt veriut përgjatë bregut lindor ose Zakynthos duke kaluar plazhet e Tsilivi dhe Planos me peizazhet e tyre perrallore. Pasi të kalojmë plazhet me rërë të Alikanas dhe Alikes, arrijmë në gjirin e Shën Nikollën e përgjumur në veri, një nga fshatrat më idilikë të ishullit. Ndalesa jonë e parë është tek SHPELLAT E FAMSHME BLU, ku reflektimi dielli ne brendesi te shpelles krijojne lojera ngjyrash te purpurtë, të kuqe dhe blu në muret e shpellës.
Vazhdimi i udhetimit rreth kepit SKINARI ku do të vështrojmë nga larg një ndër qytezat më të vjeter të Zakynthos, dhe vazhdimi i lundrimit më në thellësi për në Jug të ishullit ku me pak fat do të mund të shohin edhe delfinë!
Ndalesa jonë tjetër 1 orë është vërtet befasuese, diçka që shumë prej jush e keni parë më parë por deri tani vetëm në kartolina, si plazhin e famshem NAVAGIOS BEACH (ose ndryshe i njohur si SHIPWREKC).
Kohë e lirë për plazh dhe për të shijuar bukurinë përrallore të Navagios.
Pas qëndrimit në Navagios vazhdimi i lundrimit ku ju këshillojmë të mbani celularët të karikuar për foto, pasi lundrojmë përgjatë Lagunës fantastike të Porto Vromi, i cili është fshati më i vjetër i peshkatarve të Zakynthos dhe ka dy porte natyrale plot me varka peshkimi. Ne Porto Vromi do mund te shikoni dhe “Fytyren e Poseidonit” te gdhendur në shkëmb.
Pas kësaj, lundrimi vazhdon ne Shpellat e Delfinave, një kompleks prej rreth njëqind shpellash. Tre prej tyre janë më të mëdhenjtë dhe në njërën prej tyre trageti futet brenda dhe ndalet ne brendesi per t’iu krijuar mundesine per fotografi, ku gjjithashtu do të mund te shikojme perseri disa delfinë.
Aventura jone blu vazhdon duke lundruar me në jug ku do të vizitojmë Shpellat e famshme të Keri.
Më pas kohë e lirë për plazh dhe për një notim freskues në plazhin Oasis.
Por Aventura e jonë Blu rreth ishullut të Zakynthos nuk ka mbaruar me kaq ndaj bëni gati celuaret tuaja përsëri për ishullin e Marathonissi. Shumë vite më parë Marathonissi ishte lidhur me një rrip toke me Zakynthos. Ky ishull është i famshëm për breshkat Caretta-Caretta te cilat janë edhe simboli i Zakynthos. Nëse jeni mjaft me fat dhe breshkat nuk janë të ndrojtura nga prezenca e celularit juaj, do të keni mundësi të kapni në foto një nga momentet tuaja më të paharrueshme të këtyre pushimeve.
Ndalesa e radhes dhe fundit do të jetë për plazh dhe per të shijuar plazhin e Mavratzi ose Geraka në Vasiliko.
Gjatë kthimit për në qytetin e Zantes, do të përshkrojmë disa nga plazhe me breg te gjërë si Porto Zoro, Banana Beach, Porto Roma & St. Nickolas Beach, Argasi… plazhe që mund ti vizitoni gjatë pushimeve tuaj në ishull.
Kthimi në portin e Zantes rreth orës 18:00. (Kjo shëtije e mrekullueshme kushton 30 euro dhe është me extra pagesë e cila perfshin bileten e tragetit dhe transferten resort – porti Zantes – resort)
DITA 4: Plazh ne Ishullin e Cameos me Breshkat e Detit Kareta – Kareta
*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Incluisve në Resort.
—
*Opasionale: Eskursion ne limanin Agios Sostis. Limani ndodhet në pjesen jugore të Laganasë dhe prane ishullit të mrekullueshem të Cameos. Sipas deshires ju mund te zgjidhni të bëni plazh në ujërat e kristalta në bregun shkëmbor të ishullit cili lidhet me limanin me një urë të varur druri, ose të merrni varka të cilat ju çojnë në shpellat me ujëra termale të Kerit dhe Ishullin Marathonisi. Gjithashtu në këtë zonë do të keni mundësi zhytje me maska të thjeshta dhe të vëzhgoni e të notoni pranë breshkave Kareta – Kareta.
Vizita me varka në shpellat Keri dhe breshkave Kareta – Kareta është një eskursion shumë rekomandueshëm, dhe një eksperiencë që do të dëshironi ta përjetoni
Kohe e lire per plazh dhe aktivitetet që keni perzgjedhur.
Kthimi ne hotel pasdite. (Transferta Resort – limani Agios Sostit – Resort ofrohet falas nga agjensia)
DITA 5: Plazh në shërbimin All Inclusive në Zante Royal Resort 4 Yje
*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Incluisve në Resort.
*Ne mbremje pas shijimit te darkes per klientet qe deshirojne te shijojne jeten e nates te Zantes, autobuzi i agjensise do te mundesoje falas transferten Resort – Zante – Resort. Nisja nga Resort ne oren 20:00. Kthimi nga Zante ne oren 00:30
—
*Opsionale: Eskursion ne ishullin e Kefalonias, per klientet qe deshirojne te vizitojne nje tjeter ishull magjepes te Greqise.
DITA 6: Ndalese ne Janine dhe Kthim
*Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, në orën 10:30 nisja me traget nga Zakynthos për në portin e Killinit.
Mbërritja në Killini dhe vazhdimi udhetimit per ne Shqiperi
Ndalese ne Janine per pushime ne bulevardin buze liqenit.
Pas ndaleses ne Janine kthim nga kufiri i Kakavisë per Shqiperi
*Mberritja ne darke fundi i sherbimit tone.
NË ÇMIM PËRFSHIHET
1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2) Të gjitha transfertat në plazhet e ishullit të Zakynthos sipas programit të çdo dite
3) Akomodimi për 5 netë në hotel ZANTE ROYAL RESORT 4 YJE buzë plazhit në zonën e Vasilikis
4) Shërbimi All Inclusive gjatë qëndrimit në Resort
5) Përdorimi i pishinës së Resortit
6) Animacione gjatë pushimeve në resort për të rritur dhe fëmijë
7) Asistencë me guidë (shoqërues) shqiptar
NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET
a) Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kyllini, (çmimi 25€)
b) Shezllonet gjatë plazhit
c) Taksa lokale e Greqisë 1.5 euro nata për dhomë në hotel me 3 yje, dhe 3 euro nata për dhomë në hotel me 4 yje. Taksa paguhet në recepsionin e hotelit nga vetë klientët
SHENIME:
►Duhet të dini se:
????????????
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 22:30 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombëtar) të ditës së hënë
➤ DURRËS: Ora 21:30 nga pallati sportit të ditës së hënë
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmija i parë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 150€
➤ Fëmija i dytë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 300€
——————————————————
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 250€ mbi çmimin për person
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshmë sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, eskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.
Per cdo ndryshim ne lidje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.