Rusi, Ukrainë, Poloni, R. Balltike, 13 Ditë €639

Dita e Parë: Nisja nga Tirana në orën 21.00 të një nate më parë. Kalimi nëpër rivieren bregdetare të Malit të Zi, drejt Kroacisë. Ndalesë në Shibenik, ku vizitohet qyteti i vjetër i Shibenikut dhe Katedralja e Shën Jakovit. Pasdite,vazhdon udhëtimi për në Zagreb. Mbrritje në Zagreb. Vizitë e shkurtër e kryeqytetit të Kroacisë Zagreb, ku vizitohet: zona e Kaptol, lagjia që në mesjetë quhej lagjia e klerikeve ku gjendet Katedralja e gotike e Zagrebit, Gradec, qyteti i tregtarëve në mesjete, ku ndodhet kisha e mrekullueshme e Shen Markut, Parlamenti i Kroacisë, etj. Vazhdon vizita tek Dornji grad, qendra me Sheshin Josip Ban Jelacic, që është sheshi qëndror i Zagrebit, edhe më i bukuri në Kroaci. Vazhdon vizita tek Sheshi Zrinski, ku gjendet muzeu më i rëndësishëm Kroat, Muzeu Arkeologjik dhe disa ministri, me pas, Sheshi Marshall Tito, ku gjendet Opera e Zagrebit. Në fund, në bulevardin Masarykova, ku gjendet edhe Statuja e shkencëtarit Nikola Tesla dhe rruga më e madhe tregtare e Kroacisë, Ulica Ilica. Fjetje në hotel në Zagreb.

Dita e dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Vienë. Mbrritje në Vienë, ku qëndrohet për 3 orë për të vizituar monumentet më interesante të Vienës si: Pallati Schönbrunn, zona qendrore e Vienës, me Operan, Bulevardin Kärntnerstraße, që është edhe rruga kryesore tregtare e qytetit, sheshi Stephanplatz, ku gjendet Katedralja madhështore e Shën Stefanit. Vazhdon vizita tek Grabenstrasse, një prej bulevardeve më të bukur në botë, Pallatit Dimëror i Habsburgëve, Hofburg, ku gjendet Muzeu mbretereshës Sisi, Presidenca dhe OSBE. Më pas, tek sheshi i Heronjve dhe Muzetë Binjakë, ai i Arteve të Bukura si dhe Muzeu i Historisë Natyrore. Në fund, shëtitje me autobus në Ring ose unaza e qytetit të Vienes ku gjendet shumica e institucioneve më të rëndësishme të Vienës si Parlamenti Federal Austriak, Teatri kombëtar, Bashkia e qytetit, korpusi i Universitetit mesjetar të Vienës si dhe Votiv Kirche. Pasdite, Nisja për në Krakov të Polonisë. Mbrritje në Krakov gjatë mbrëmjes. Sistemim dhe Fjetje në hotel në Krakov.

Dita e tretë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e qytetit të dytë më të madh të Polonisë, i cili gjendet në brigjet e lumit Vistula. Vizitohen: monumenti Grundwald, që është simbol shumë i rëndësishëm për të gjithë Sllavët, ndalesë tek fortesa Barbikan, qyteti i vjetër i Krakovit, hyrja dhe Bulevardi i Shën Florianit, sheshin qendror i qytetit të vjetër, Rynek Główny ose sheshi ku zvillohej tregu i qytetit gjatë mesjetës, që njihet si nje nga sheshet më të bukura Polonisë. Në sheshin qëndror të Krakovit gjenden monumenti i Adam Mickiewicz, godina rilindase Sukiennice, ku gjendet Muzeu i Artit Polak dhe Muzeu historik i Krakovit. Vazhdon vizita përgjatë rrugës Grodzka ku është Bashkia dhe Universiteti i Papa Gjon Palit II. Në fund ngjitemi në kodrën Wawel ku gjendet Keshtjella mbretërore mesjetare Wawel, dhe ku brenda saj gjenden disa monumente. Nisja për në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë. Mbrritja në Varshavë pasdite. Vizitë panoramike e qytetit: Fillon nga një nga mbetjet më të bukura në Poloni të periudhës sovjetike, Pallati i Kulturës dhe Shkencës, vazhdon në sheshin Jozef Pilsudski, ku gjendet minumenti i Ushtarit të Panjohur si dhe shtatorja e tij. Vazhdon tek Bulevardi Krakowskie, ku ndalohet tek Pallati Presidencial, tek Galeria Kordegarda si dhe Kisha shumë e bukur neoklasike e Shën Anës. Në vazhdim, një ndalesë tek monumenti i Mbretit Sigismund III, personi që Varshavës i dha lavdinë e dikurshme dhe e bëri kryeqytet. Vizita përfundon në qytetin e vjetër me sheshin kryesor Rynek Starego Miasta. Pasdite, Nisja në drejtim të qytetit Augustuv, qëgjendet në Poloni, në afërsi të kufirit me Lituaninë. Mbrritje në Augustuv në mbrëmje. Sistemimi dhe Fjetje  në hotel në Augustuv.

Dita e katërt: Mëngjesi në hotel. Nisje për në Vilnius të Lituanisë. Mbrritje në Vilnius në mesditë. Vzitië panoramike e qytetit: Kodra me e lartë e qytetit të vjetër, ku gjendet dhe hyrja jugore e zonës historike, ajo e Aušros Vartai, bulevardi Auštros Vartū, ku gjenden edhe disa monumente të rëndësishme si: godina e Orkestrës Filarmonike të Vilniusit, kisha ortodokse e Shpirtit të Shenjtë si dhe ajo katolike e Kasimir. Vazhdon vizita tek Bulevardi Didzioji gatve, që të drejton tek sheshi qendror trekëndor i Vilniusit, ku gjendet Bashkia e kryeqytetit. Vazhdon vizita në qytetin e vjetër, tek Kisha e mrekullueshme e Shën Anës, që konsiderohet si një nga më të bukurat në Detin Balltik. Më pas tek sheshi më i madh i kryeqytetit, aty ku është edhe Pallati i Grand Dukës së Lituanisë si dhe shtatorja e mbretit Gediminas dhe kulla e tij. Vazhdon vizita tek katedralja e mrekullueshme e Vilniusit, Muzeut Kombëtar ku gjendet edhe shtatorja e mbretit të parë Lituanez, Mindaugas. Përfundon vizita tek lumi Neris. Nisja për në kryeqytetin Art Nouveau të Letonisë, Riga. Mbrritja në Riga gjatë pasdites. Vizitë panoramike me autobus për të admiruar kryeveprat Art Nouveau të Rigës, qytet i mbrojtur nga UNESCO, ku vizitohen:  Parku Esplanāde, ku gjendet kisha ortodokse Ruse e Lindjes se Jezu Krishtit, Bulevardi Brīvības Bulvāris, dhe ndalesë tek Monumenti i Lirisë, Parku Bastejkalna, Opera e qytetit, Ora Laima. Vazhdon vizita në qytetin e vjetër, tek Muzeu i Luftës Letoneze, ku gjendet edhe kulla Pulvertornis, rrugicat mesjetare të qytetit te vjetër Vecrīga, ndalesë tek sheshi më i madh i qytetit të vjetër Doma Laukums, ku gjendet Katedralja e Rigës si dhe Radio-televizioni Letonez. Me pas vazhdohet tek rruga Tozana Iela, katedralja e Shën Pjetrit, sheshi Latviešu strēlnieku laukums dhe sheshi Rātslaukums, ku gjendet edhe godina simbol e Rigës, Shtëpia e Kokëzinjve dhe bashkia e qytetit. Përfundon vizita në brigjet e lumit Daugava dhe në afërsi të kështjellës së Rigës, ku edhe Riga u krijua fillimisht. Sistemimi dhe Fjejte në hotel në Riga.

Dita e pestë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Talin, kryeqytetit Estonez. Mbrritje në Talin. Vizitë panoramike e qytetit, ku vizitohen: qyteti i ri, ndalesë në kodrën Toompea, në afërsi të Kështjellës së Talinit, sheshi Loosi plats, ku gjendet katedralja më e bukur e stilit Rus në balltik, ajo e Aleksandër Nevskit si dhe Parlamenti Estonez, kisha e Shën Mërisë, sheshi-verandë Kohtuotsa, që ofron pamjen më të bukur mbi qytetin e dikurshëm të lidhjes Hansaetike. Më pas vizitohet qyteti i vjetër Vanalinn Reval me në rrugën Pikk Jalg, të cilën shekujt shumë pak e kanë ndryshuar, sheshi kryesor Raekoja Plats, ku gjendet farmacia e vjetër si dhe bashkia e qytetit me simbolin e saj Vana Toomas. bulevardi Viru, hyrja historike e qytetit të vjetër me të njëjtin emër. Vizita përfundon tek Opera e Talinit dhe ndalesë tek monumenti Rusalka në Kurepöllu, që është në gjirin e Finlandës. Pasdite, Nisja për në Shën Petërsburg të Federatës Ruse. Mbrritja në Shën Petërsburg në mbrëmje vonë. gjatë darkës. Sistemimi dhe Fjetje në hotel në Shën Petërsburg.

Dita e gjashtë: Mëngjesi në hotel. Shën Petërsburg është kryeqyteti Europian i Rusëve i themeluar nga Cari dhe Perandori rus Pjetri i Madh. Vizitë panoramike e qytetit: Fortesa e Pjetrit dhe e Palit, Katedralja që gjendet në atë ishull. Në atë katedrale gjenden edhe varret e dinastisë carike Romanov. Gjatë paradites do të vizitohet Muzeu më i rendësishëm i Rusisë Muzeu i Artit Hermitazh (pagesë shtesë – paketë opsionale). Më vonë do të shkojmë për të vizituar Pallatin Peterhof (pagesë shtesë – paketë opsionale), residenca verore Carike, e cila gjendet jashtë Shën Peterburgut, e cila gjendet në gjirin e Finlandës. Në pasdite do të kalojmë tek Bulevardi kryesor i qytetit, Nevski Prospekt, për të parë të gjitha monumentet që gjenden në të. Ndalesën e rradhës do ta bëjmë tek Muzeu Rus dhe me këmbë do të shkojmë tek dy objektet e jashtëzakonshme përkujtimore të kultit që gjenden në kanalin Gribojedov, Kisha e zotit shpëtimtar që derdhi gjak edhe Katedralja e Zonjës sonë nga Kazan. Në fund do të bëjmë një guidë panoramike tek Katedralja e Shën Isakut, Kalorësit prej broxi. Kthim në hotel. Fjetje në hotel në Shën Peterburg të Federatës Ruse. Mbrëmja e lirë.

Dita e shtatë: Mëngjesi në hotel. Paradite do të bëhet një vizitë tek Pallati I Katerinës (pagesë shtesë – paketë opsionale). Gjatë mesditës do të nisemi për në Moskë. Mbërritje në Moskë gjatë darkës. Sistemimi dhe akomodimi në hotel në Moskë të Federatës Ruse.

Dita e tetë: Mëngjesi në hotel. Do të fillojmë vizitën e Moskës me ndalesën e parë tek sheshi ku gjendet shtatorja e Karl Marx-it dhe Teatri i famshëm Balshoi, më pas do të bejmë nje shëtitje psnoramike tek unaza e vogël e qytetit dhe do të shkojmë tek sheshi më i njohur i qytetit dhe Rusisë, Sheshi i Kuq. Aty do të vizitojmë katedralen ikonike të Shën Vasilit (pagesë shtesë – paketë opsionale) dhe më vonë kështjellën Kremlin dhe sheshin e katedraleve brenda Kremlinit (pagesë shtesë – paketë opsionale). Gjatë pasdites do të shkojmë tek muzeu më i rëndësishëm i artit Rus, Muzeu Tetryakov (pagesë shtesë – paketë opsionale). Pjesa e fundit e shëtitjes në Moskë do të jetë panoramike dhe do të shkojmë tek Parku i Monumenteve të Rëna. Do vazhdojmë tek kodra e harabelabe ku gjendet Universiteti Lomonosov dhe aty është edhe pamja më e bukur në qytet. Në fund do shkojmë ne kodrën Poklonnaya ku gjenden disa simbole dhe ofrohet pamja më e bukur mbi qytetin e ri Moscow City. Mbrëmja e lirë.

Dita e nëntë: Mëngjesi në hotel. Në orën 7:30 nisje për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Mbërritje në Kiev gjatë darkës. Sistemim dhe akomodim në Kiev të Ukrainës.

Dita e dhjetë: Mëngjesi në hotel. Paradite do të bëjmë një guidë panoramike në kryeqytetin Ukrainas ku do të vizitohet fillmisht në mëngjes Muzeu i hapur Shtetëror Ukrainas i Luftës patriotike, aty ku gjendet edhe një nga simbolet më të njohura të Kievit, monumenti i Mëmëdheut, „Rodina Mat“. Do të vazhdojmë paksa më në veri, tek Kompleksi i jashtëzakonshëm i manastireve Pechersk Lavra. Shëtitjen tonë në kryeqytetin Ukrainas do ta vazhdojmë duke u ngjitur në qytetin e sipërm të Kievit dhe do të ndalemi tek Katedralja e Shën Sofisë ki është edhe shtatorja e Khmelnytsky. Më pas do të shetisim tek rrugica e mbushur me heronjtë e filmave vizatimorë, Rruga Peizazhna dhe pastaj do të ecim drejt lagjes më të bukur të Kievit, të mbushur me godina Art Nouveau edhe Roccoco, aty ku gjendet kisha shumë e bukur e Shën Andreas. Në fund në qytetin e epërm do të ndalemi tek sheshi i Mehillit ku gjenden disa institucione dhe shtatore por edhe Manastiri i Shën Mëhillit me kupolën e artë. Do rikthehemi në pjesën e poshtme dhe qëndrore të Kievit, tek sheshi simbol ku u zhvillua „Revolucioni Portokalli“ në vitin 2004 dhe “Euromaidan” ne 2014, Sheshi Maidan Nezalezhnosti, pjesa më e bukur e Kievit ku gjenden disa monumente si monumenti i themeluesve të Kievit, Akademia Ukrainase, Monumenti i pavarësisë ku në krye të saj gjendet shtatorja e Berehynia. Nga Sheshi Maidan përpara se të largohemi nga Kievi do shkojmë tek Harku i miqësisë së kombeve nga ku do duket edhe lumi më i madh që kalon përmes qytetit, Dnipër. Gjatë mesditës nisja për në Kishinau, në kryeqytetin e Moldavisë. Kalim nga Transistria. Mbërritje në Kishinau gjatë darkës. Sistemim edhe akomodim në hotel në Kishinau të Moldavisë.

Dita e njëmbëdhjetë: Mëngjesi në hotel. Paradite do të fillojmë shëtitjen nga Sheshi i Lirisë ku gjendet edhe monumenti me të njëjtin emër. Më vonë do të shkojmë tek manastiri Ciuflea për ta vizituar. Do të lëvizim me autobus në qytet dhe do të ndalojmë tek kompleksi perkujtimor i Përjetësisë. Do kalojmë nga Universiteti i Kishinaut dhe kulla e ujit dhe do të ndalemi për të filluar shëtitjen tek simboli i qytetit, Harku i triumfit ne Bulevardin qëndror Stefan Cel Mare. Aty do të vizitojmë katedralen e Lindjes së Jezu Krishtit dhe më vonë do të shkojmë drejtë bashkisë së qytetit dhe Teatrit Dramatik Mihal Eninescu. Në bulevardin Stefan Cel Mare, i cili është edhe bulevardi qëndror i qytetit do të kalojmë tek godina e qeverisë, do të vizitojmë parkun që mbanë emrin e heroit kombëtar moldav Stefan Cel Mare si dhe do të shohim edhe shtatoren e tij. Në fund do shkojmë tek një sërë institucionesh si Parlamenti i Moldavisë, Presidenca si dhe Teatri i Operas dhe Baletit. Gjatë drekës do të nisemi për në kryeqytetin e Rumanisë, në Bukuresht. Mbërritje në Bukuresht gjatë darkës. Sistemim edhe akomodim në hotel në Bukuresht të Rumanisë.

Dita e dymbëdhjetë: Mëngjesi në hotel. Vizitën do ta fillojmë nga Bulevardi Uniri, i cili është simboli kryesor i arkitekturës që Çaushesku imponoi në qënder të qytetit, atë që u njohë si projekti Centrul Civic, duke shkuar deri tek sheshi lindor i këtij Bulevardi, Alba Iulia. Do të rikthehemi pastaj në sheshin perëndinor të këtij bulevardi, tek një nga monumentet më të njohura të të gjithë Rumanisë dhe jo vetëm Bukureshtit, Ish-Pallati i Çausheskut dhe Parlamentin e sotëm të Rumanisë. Më vonë do të bëjmë një shëtitje panoramike tek bulevardet kryesore te kryeqytetit Rumun si ai Lascar Catargiu dhe Georghe Eminescu dhe do të dalim tek sheshi Piata Victoriei ku gjendet qeveria e Rumanisë si dhe Muzeu Antipa. Më pas nëpërmjet Bulevardit Aviatorilor do dalim tek Parku Kiseleff dhe do të ndalemi tek harku i triumfit të Bukureshtit. Në vazhdim do të rikthehemi në qëndër ku fillimisht do të kalojmë tek bulevardi historik dhe më i bukur i Bukushtetit, i cili njihet si „Champs Élysée-ja“ e Bukureshtit, Bulevardi Calea Victoriei për t‘u ndaluar tek Sheshi i Revolucionit ku gjenden Muzeu Kombëtar i Arteve, Pallati i Koncerteve Romanian Athenaeum, Galeria Kombëtare edhe shtatorja e Mbretit Karol I si dhe Monumenti i Ringjalljes. Më vonë do të shkojmë për të shëtitur në këmbë tek qyteti i vjetër i Bukureshtit duke e filluar shëtitjen nga Universiteti i Bukureshtit duke kaluar përmes një zonë historike ku gjendet pothuajse e gjithë historia mesjetare e qytetit dhe në fund do të dalim tek Sheshi Uniri. Gjatë pasdites do të nisemi për në kryeqytetin e Bullgarisë, në Sofje. Mbërritje në Sofje në darkë. Sistemim edhe akomodim në hotel në Sofje të Bullgarisë.

Dita e trembëdhjetë: Mëngjesi në hotel. Në mëngjes do të vizitohet Sofja duke e filluar shëtitjen tonë nga Katedralja madhështore e Aleksandër Nevskit, kisha e Shën Sofisë si dhe Monumenti i ushtarit të panjohur. Më vonë do të vazhdojmë shëtitjen tek Bulevardi qëndror i Sofjes, në Bulevardin e Car Osvoboditel, i ndërtuar nga Austro-Hungarezët, në të cilin gjenden disa prej monumteve kryesore si shtatorja i Carit Çlirimtar Aleksandri II, Kisha Ruse e Shën Nikollës, Galeria Kombëtare e Artit, Muzeu Kombëtar i Histrorisë Natyrore si dhe Teatri i mrekullueshëm Ivan Vazov. Më pas do të vazhdojmë me sheshin qëndror ku gjendet historia 2500 vjeçare e Sofjes, Sheshi Nezavisimost ku gjendet Presidenca si dhe kisha paleokristiane dhe rrethore e Shën Gjergjit, Katedralja e Sofjes e Shën e Dielës, shtatorja e Shën Sofias, Parlamenti i Bullgarisë si dhe qëndra tregtare CUM. Në fund do të shkojmë tek sinagoga e Sofjes dhe do të përfundojmë me Xhaminë Banya Bashi, e cila është ndërtuar nga arkitekt Sinani. Gjatë paradites do të nisemi për në Shkup, në kryeqytetin e Maqedornisë së Veriut. Gjatë pasditës do të mbërrijmë në Shkup ku fillimisht do të shkojmë në lagjen veriore te shkupit, në Çarshi dhe do të vizitojmë monumentet që gjenden aty. Fillimisht do të fillojmë nga Sheshi Skënderbej dhe shtatorja e heroit tonë kombëtar, më vonë do shkojmë të zbulojmë zonën e Çarshisë ku gjenden Xhamia e Murat Pashës edhe hamami i Daut Pashës. Më vonë do të kalojmë në pjesën sllave të kryeqytetit ku gjenden monumentet si: shtatoret e Filipit të II, Cirilit edhe Metodius që ishin krijuesit e alfabetit Cirilik, Mezeu i holokaustit, ura e gurtë si dhe Sheshi i Maqedonisë edhe mumentet si Shtatorja e luftëtarit mbi Kal, ajo e carit Samuil, Harku i triumfit “Porta Makedonija”. Më vonë do shkojmë në rrugën “Makedonija Ulica” ku gjendet Shtëpia memoriale e Nën Terezës, shtatorja dhe kisha e saj. Në fund do shkojmë tek Parlamenti i Maqedonisë, aty ku gjenden edhe shumë simbole të ndryshme. Gjatë pasdites nisja për në Tiranë. Mbërritje në Tiranë pak pas mesnatës.

Nisja më 18 Qershor, 16 Korrik 

Me Shume Detaje: Në pagesë janë përfshirë:
– Akomodimi 12 Netë në hotele me 3 dhe 4 yje, Fjetje: 1 natë në Zagreb, 1 natë në Krakov, 1 natë në Augustuv, 1 natë në Riga, 2 Netë në Shën Petersburg, 2 Netë në Moskë, 1 natë në Kiev, 1 natë në Kishinau, 1 natë në Bukuresht dhe 1 natë në Sofje.
– Mëngjeset per te gjitha ditët e qëndrimit në hotele.
– Udhëtimi me Autobus Tiranë – Dubrovnik, Zagreb, Vjenë, Krakov, Varshavë, Vilnius, Riga, Talin, Shën Petersburg, Moskë, Kiev, Odesa, Bukuresht, Sofje, Shkup, Tiranë.
– Shëtitjet me autobus në dispozicion sipas programit.
– Shoqërues shqiptar gjate gjithë udhëtimit.Në pagesë nuk janë përfshirë:
– Pagesa e Vizës Ruse prej 70 Euro.
– Siguracioni i udhëtimit për shëndetin.

Rusi, Ukrainë, Poloni, R. Balltike, 13 Ditë €639

LISTA E ÇMIMEVE

Çmimet e dhomave

» Netët e Bardha
nga 18/06/2019 në 30/06/2019
Tarifa »
Dhomë Standart (Max: 3 Rritur) € 639.00
» Verë
nga 16/07/2019 në 28/07/2019
Tarifa »
Dhomë Standart (Max: 3 Rritur) € 639.00

Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe

REZERVO TANI

About the Author

By user / Editor, bbp_keymaster

Follow user
on May 27, 2019

No Comments

Lini një Përgjigje