Dita 01: Tirane – Antalya
Nisja per ne Antalya me charter.
Pas mberritjes ne Aeroportin e Antalias do i drejtohemi hotelit ku do te kryejme check in.
Kohe e lire ne dispozicion.
Akomodimi dhe darka ne hotel ne Antalya.
Dita 02: Antalya
Kohe e lire
Program Opsional Extra Pagese 10 Eur per person – City Tour Antalya
Pas mengjesit ne hotel do te nisim turin e qytetit te Antalias:
Do te vizitojme Pazarin e Vjeter – Kaleici ne te cilin keni mundesi te blini Souvenire nga me te shumellojshmet. Duke zbritur ne relievin e thyer te ketij pazari del ne pah bukuria mahnitese e Portit te Vjeter me Jahtet luksoze qe te ftojne per te lundruar.
City Tour vazhdon me viziten e Portes se Hadrianit ( Hadrian’s Gate ) me Tre Harqet e saj me stil te vecante, e cila eshte ndertuar per nder te Perandorit Romak Hadrian.
Me pas do te vizitohen Xhamia e Mehmet Pashatit, e cila me Minarene e saj konsiderohet si simboli i ketij qyteti. Nuk mund te shmanget pa u eksploruar edhe Kulla e Sahatit edhe kjo pjese perberese e vlerave historike dhe kulturore te qytetit.
Pas perfundimit te turit i drejtohemi hotelit tone.
Kohe e lire dhe mundesi per eksplorimin e qytetit.
Dita 3: Antalya – Pamukkale
Pas mengjesit ne hotel nisim udhetimin tone drejt Pamukkales pergjate Maleve Taurus do te kalojme ne zonat si Denizli apo Aydin .
Pas mberritjes ne Pamukkale do te vizitojme rrenojat e qytetit te vjeter te Hierapolis (qytet mbreselenes i cili permban dhe bukurine natyrore te malit te bardhe aq me fame te Pamukalese ose sic eshte i thene ndryshe mali i pelegrinazhit ku njerzit mund te shijojne dhe ujrat termale te cilat jane me fame ne mbare boten ). Me pas udhetimi vazhdon me viziten e Pishines se Kleopatres edhe kjo pishine shume e famshme nga e cila burojne edhe sot e kesaj dite ujra te ngrohta Termale.
Larja ne kete ambjent do te jete me te vertete shume e kendshme dhe mbreslenese.
Gjithashtu do te vizitojme edhe Amfiteatrin Romak te Hierapolis rrenojat e te cilit pasqyrojne te gjitha ngjarjet historike qe ka kaluar ky vend.
Kohe e lire ne Pamukkale.
Akomodimi dhe darka ne hotel ne Pamukkale.
Dita 4: Pamukkale – Izmir – Istanbul
Pas mengjesit ne hotel nisjemi drejt qytetit turistik te Izmirit.
Me gjithë historinë e tij të pasur, arkitektura historike e qytetit vazhdon të tregojë një histori të perandorive dhe epokave të kaluara. Nga Kulla historike e Sahatit deri tek tregu i lashtë i Agorës (një muze i hapur) që daton nga shekulli i 4-të deri tek Pazari i Kemeratlı dhe epoka e tij osmane tek Kızlarağası Hanı (karavanserai), pothuajse çdo rrugë në Izmir ka një lloj mbetje nga e kaluara.
(Hyrjet ne muze dhe ne pikat historike jane me pagese ekstra).
Fluturimi ne darke nga Izmiri per ne Stamboll.
PC2205 – 19:40 – 20:45
Transferta nga aeroporti I Stambollit ne hotel.
Akomodimi dhe darka ne Stamboll.
Dita 5: Istanbul
Mengjesi ne hotel.
Me pas do te vazhdojme tour me guide ne qytetin e Stambollit.
Xhamia Blu ose ndryshe Xhamia e Sultan Ahmetit (nje nder xhamite me fame boterore).
Me gjashte minaret e saj kjo xhami mbetet simboli i Stambolit ashtu dhe i Turqise.
Kjo xhami eshte ndertuar nga Ahmeti i I.
Ajo konsiderohet si shembulli i arkitektures klasike osmane.
Sheshi Bizantin i Hipodromit (ku mund te shohim Obelikset e Faraoneve Egjyptinane si dhe tre gjarperinjte simbol ne ate kohe te Kostandinopojes. Me pas rimarim autobusin dhe i drejtohemi zones ku ndodhet Shen Sofia – e cila ka qene nje bazilike ortodokse e kthyer me vone ne xhami.
Ne ditet e sotme sherben si muzeum ku gjenden shume artifakte te doktrinave fetare dhe doreshkrime historike.
Vizita vazhdon me Uren e Bosforit e cila lidh dy kontinentet, Europen me Azine, dhe eshte e gjate 1.5 Km.
Pasi vizitojme kete zone do njihemi dhe me ndryshimin e Stambolit te ri me ate te vjeter.
Kohe e lire ne pazarin e mbyllur te Stambollit ndryshe i quajtur (Kapali Carsi).
( Hyrjet ne muze dhe ne pikat historike jane me pagese ekstra )
Mbasdite nen sugjerimin e guides tone mundesi per Shopping !
Akomodimi dhe darka ne hotel ne Stamboll
Dita 6: Istanbul – Tirane
Pas mengjesit ne hotel, check-out dhe nisja drejt aeroportit te Stambollit.
PC281 09:55 – 10:40
Kthimi ne Tirane.
Fundi i sherbimit tone
Te Perfshira:
- Udhetim me avion Tirane – Antalya / Izmir – Stamboll / Stamboll – Tirana
- Transfertat si ne program
- Akomodimet ne hotelet perkatese me mengjes dhe darke ne Stamboll & Pamukule, Antalya all-inclusive
- Vizitat sipas programit (hyrjet extra)
- Guide profesionale
- Asistenca jone gjate gjithe kohes
Te Pa Perfshira:
- Cdo gje tjeter qe nuk eshte permendur ne seksionin te perfshira
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.