Festat e nentorit ne Mynih dhe Bazel, 5 Ditë €399

Gjermani

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Mynih. Nisja më 10.00 – Mbrritje më 12.00. Nisja për në qytezën Hohenschwangau. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Mbrritje në Hohenschwangau,  ku vizitohet Keshtjella e Bukuroshes së Fjetur, Neuschwanstein. Vazhdon udhëtimi për në Bazel. Udhëtimi zgjat 1 orë. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren qe përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Në orën 08:00 do të nisemi për në Zyrih. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbrritja në Zyrih. Vizitë e qytetit nga Quaibrücke duke vizituar fillimisht sheshin Seschelaütenplatz ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Vazhdohet tek distrikti universitar, Lindenhof dhe në Bulevardin më të njohur të qytetit, në rrugën tregtare Bahnhofstasse. Nisja për në Mynih. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritje në Mynih. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Monumentet kryesore të Mynihut, si: Sheshi Marienplatz, Bashkia e Qytetit, Viktualienmarkt, Kisha Frauenkirsche, Shtëpia e famshme e Birrës Hofbrauhaus, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, më i madhi në Gjermani. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Sheshin Olimpik, kulla Olimpike 210 metra e lartë. Vazhdon vizita në Selinë e BMW dhe Muzeun përkatës. Më pas shkohet në rezidencën verore te Mbretërve Bavarezë, Pallati i Nymphenburg. Pasdite, vizitë në muzeumin e Alte Pinakotheke. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Transfertë për në aeroportin e Mynihut. Fluturimi direkt Mynih – Tiranë. Nisja më 07.25 – Mbrritje më 09.20.

Nisja më 27 Nëntor

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.

About the Author

By Kaba user / Administrator, bbp_keymaster

Follow kaba-user
on Oct 09, 2019

No Comments

Lini një Përgjigje