Viti i Ri Ne Selanik (Hotel ne qender) & Buzuk

Viti i Ri ne Selanik

Vizitohen: Kastoria-Selanik-Edessa-Meteora

Nisja :30 Dhjetor
Cmimi: 245 Eur/p

Dita 1
Nisja nga Tirana ne oren 10:00 ne drejtim te pikes kufitare te Kapshtices . Pas procedurave kufitare nisja drejt Selanikut .Gjate rruges vizite ne qytetin Kastoria . Kosturi është i famshëm për vendndodhjen e saj të bukur dhe kishat e shumta të saj mesjetare. Qyteti shtrihet pergjate liqenit te Kosturit I cili eshte formuar rreth 10milion vjet me pare. Pas vizitave vazhdojme rrugen drejt Selanikut .Akomodimi ne hotel.

Dita 2
Mengjesi ne hotel . Fillojme turin e Selanikut ,ku do te vizitojme :
Kishen e Shen Dhimitrit e cila është një kishë historike e shekullit të IV.Kjo kishe U shndërrua në xhami në vitin 1430 nga arkitektet turk osmanlli me emrin e pashës Kasëm Xhezeri dhe u shndërrua në kishë përsëri në 1912.
Me pas vazhdojme ne pedonalen e Selanikut ,Piazza Aristotel duke perfunduar ne Kullen e Bardhe .Vazhdojme shopping ne qendren tregtare Cosmos. Kthim ne hotel. Darka Gala e Vitit te Ri me muzik Live ne hotelin tone me 4 yje ne qender te Selanikut.

Dita 3
Mengjesi ne hotel. Ne oren 12 :00 opsionale vizite ne kataraktin e Edeses , qe ndoshet 70 km larg Selanikut .Ujevara e Edeses eshte krijuar ne shek XIV si pasoje e nje dukurie natyrore e cila krijon nje pamje te mahnitshme.Arritja ne Edessa .Vizite e kataraktit ,kafe dhe shopping per rreth 2 ore .Kthim ne hotel.Pas nje pushimi te shkurter darke e zakonshme .

Dita 4
Mengjesi ne hotel.Nisja drejt Meteores . Meteora eshte nje formacion shkembor i cilesuar si varg I mrekullive gjeologjike .Era ,uji dhe klima e ashper kane gdhendur shtylla gjigande prej guri ranor me lartesi qindra metra mbi te cilat jane ndertuar manastire ortodokse qe nga shek XV. Nga 24 manastire qe u ndertuan vetem 6 prej tyre jane ruajtur deri ne ditet e sotme te cilat jane pjese e UNESCO si pjese e Trashegimise Boterore .Vizite ne Meteora per rreth 2 ore .Dreke e lire .Nisja drejt Tiranes.Mberritja ne darke ne Tirane .

Ne cmim perfshihet :
-Transporti vajtje –ardhje me autobus komod
-Akomodimi ne hotel Capsis me 4 * ,700m (10 min ) nga Aristotelous Square
-Mengjeset ne hotel gjate diteve te qendrimit
-Darka Gala e dates 31 Dhjetor dhe darke e zakonshme e dates 1 Janar.
-Guida nga agjencia

About the Author

By Kaba user / Administrator, bbp_keymaster

Follow kaba-user
on Dec 03, 2019

No Comments

Lini një Përgjigje