ZYRIH, GJENEVË DHE BAZEL

DETAJET E TURIT

Dita e Parë: Fluturimi direkt me avion Tiranë – Bazel. Nisja në orën 11:30. Mbrritja në orën 13,50. Nisja për në Basel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel në zonën Bazel – Mulhouse.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zyrih. Udhëtimi zgjat  reth 1.5 orë. Paradite, Vizitë e qytetit, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Nisja për në Lucernë. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Lucernë njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj. Pasdite, vonë Nisja për në drejtim të Bernës. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë, në Bernë, në kryeqytetin Zviceran. Në qytet vizitohet qyteti i vjetër, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO,ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kulla e sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Nisja për në Interlaken. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Interlaken.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Intelaken është qytet i bukur, ndërtuar ndërmjet dy liqeneve. Vizitohet qyteti i vjetër, duke shkuar në Untenzee, shëtitje në Hauptshtrase dhe tek rruga kryesore Marktshtrase. Vizita mbaron tek parku Hohëmatë, zona më e madhe e gjelbëruar në Interlaken. Nisja për në Lozanë. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ky konsiderohet si kryeqyteti olimpik botëror dhe ndalesa e parë do të jetë tek muzeu olimpik në zonën e Ushi. Më pas do të vizitohet qyteti i vjetër, pra qyteti mesjatar si dhe katedralja madhështore e qytetit, Cite, Sheshi Ripon, etj. Pasdite, Nisja për në Gjenevë. Udhëtmi zgjat rreth 2.5 orë.  Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Gjenevës.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Vizitë në Gjenevë, që cilësohet si kryqyteti botëror i orave, duke qenë se në këtë qytet janë krijuar markat më të mëdha në botë të orave. Ndalesë tek Kopshti anglez, ku shikohet pjesa liqenore e qytetit, Ora prej lulesh. Aty gjendet edhe monumenti që simbolizon bashkimin e Gjenevës me konfederatën. Vazhdon vizita në pjesën e siperme, ku ndodhet qyteti i vjetër. Monumentet më interesante të tij janë Katedralja Kalvinite e Shën Pjetrit, Muri i reformatorëve, Bashkia e qytetit, Muzeu i Armëve Mesjetare. Vazhdon vizita në lumin Ronë, në ishullin e personazhit më të shquar të Gjenevēs, filozofi dhe humanisti Zhan Zhak Ruso, shtatorja e të cilit gjendet në atë ishull. Në fun, vizita përfundon tek zona ku gjenden organizatat ndërkombërare dhe do të ndalemi tek Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku gjendet dhe simboli tepër interesant të karriges me tre këmbë. Transferta për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi direkt me avion Bazel -Tirane   Nisja në orën 19.55. Mbrritja në 21.55.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bazel – Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus
4. Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20cm.

 (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

UDHETIMI ESHTE VAJTJE ARDHJE NGA TIRANA

Kujdes:
(Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore.)
Ne cdo rast programi zbatohet i plote.

 

DATAT E NISJEVE
Nisja: 12-05-2023

12 Maj

Çmimi Total
499 €/Person
Nisja: 16-06-2023

16 Qershor

Çmimi Total
369 €/Person

About the Author

By Kaba user / Administrator, bbp_keymaster

Follow kaba-user
on May 12, 2023

No Comments

Lini një Përgjigje