Budapest dhe Vjenë, 4 Ditë €289

Hungari

PROGRAMI A

Dita e Parë: Nisja me Autobus për në Ohër. Fluturimi Direkt Ohër – Vjenë. Nisja më 08:15 – Mbrritje në Vjenë më 09:50. Transfertë për në Hotel. Sistemimi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Udhëtimi për në Budapest me Autobus. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritje më në Budapest. Vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitohen vendet turistike jashtë Budapestit si: Vishegrad, Setendre. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Të lirë deri në transfertë për në aeroportin e Budapestit. Nisja më 13:25 – Mbrritje më 14:50. Fluturimi për në Shqipëri

Nisje më 19 Tetor

PROGRAMI B

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Budapest. Nisja më 15:00 – Mbrritje në Budapest më 16:25. Transfertë për në Budapest. Shëtitje Panoramike në Budapest. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë me autobuz dhe guidë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Udhëtimi për në Vjenë me Autobus. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritje më në Vjenë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Transfertë për në aeroportin e Vjenës. Fluturimi direkt Vjenë – Ohër. Nisja më 06:05 – Mbrritje më 07:50. Transferimi me Autobus nga Ohri për në Tiranë

Nisje më 7 Nëntor 

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi vajtje -ardhje me avion.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

About the Author

By Kaba user / Administrator, bbp_keymaster

Follow kaba-user
on Oct 19, 2019

No Comments

Leave a Reply