Parku KRKA – Split – Zadar – Dubrovnik – €129

Detajet e Turit

VIZITOJME:
?SPLIT
?PARKU KRKA
?ZADAR
?VODICE
?DUBROVNIK

?AKOMODIM NE HOTEL 4 YJE LLUKS ME PISHINE TE MBYLLUR, NE VODICE  (QENDER QYTETI DHE BUZE DETIT)

KY UDHETIM DO TE REALZIOHET NE DATAT SI ME POSHTE?

►Dt. 18-20 TETOR 
(3 Dite Udhetim) — Cmmi €129

 

ITENERARI I DETAJUAR I UDHETIMIT?

DITA 1: SPLIT
*Nisja ne mengjes oren 4:00 nga stadiumi Dinamo.
Pas kalimit te pikes kufitare te Muriqanit vazhdim i udhetim neper rivieren e Malit te Zi pa ndalesa duke pershkruar Shen Stefan – Budva dhe Tivat. Kalimi i gjirit te Kotorit me traget per ne Hercegnove dhe vazhdimi i udhetimt per ne territorit Kroat, drejt qytetit te Splitit.
Vizitojme Splitin me atraksionet e qyteti si:
Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva
Kohe e lire per kafe dhe shetije ne Split.
Pas vizites ne Split udhetojme drejt qytetit te Vodice. Akomodimi ne hotel 4 yje lluks ne Vodice.
Darka ne restorantin e hotelit e shtruar
*Pas darka e lire per te shetiur dhe vizituar qytetin e Vodice ose per te shfrytezuar pishinen e mbyllur te hotelit.


DITA 2: PARKU NATYROR KRKA & ZADAR

*Mengjesi ne hotel.
*Pas mengjesit nisemi drejt Parku Natyror KRKA, i cilesuar si parku me i bukur i territorit te Kroacise. Me nje siperfaqe prej 109 km katror, parku KRKA (i shpallur park kombetar ne 1985) shquhet per ujevarat e tij qe formohen gjate kaskades se lumit Krka dhe si nje habitat i mrekullueshem per zogjte (mbi 225 specie te ndryshme jetojne ne Krka), duke kthyer shetitjen ne kete park nje simfoni cicerimash.
Vizite e parkut per 3-4 ore dhe me pas udhetimi per ne Zadar i themeluar nga Liburnet Ilirë,
Vizitë e Zadarit, nje qytet ku edhe jane te vendosur nje komunitet shqiptaresh para 500 vjetesh dhe kane formuar qytezen e tyre qe quhet Kallmeku. Gjate vizites ne qytetin e Zadarit do te shohim: Forumin Roman, Kishen e Donatus, Kishen e Shen Marise, Sheshin e Popullit, etj.
*Kthimi ne hotel ne Vodice.

*Pasditja e lire per shfrytezuar pishine e mbyllur te hoteit ose per te shetitur ne qytetin bregdetar te Vodices. Darka ne restorantin e hotelit e shtruar bufe


DITA 3: DUBROVNIK 

*Mengjesi ne hotel
*Pas mengjesit vizite e Dubrovnikut, nje qytet  pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.
Vizita perfshin:
Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin  Onofrio,  Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit..
*Pas vizites nisja drejt Tirane duke pershkruar rivieren Kroate dhe Malit Zi.
*Ndalesa gjate rruges per kafe dhe pushime.
*Kthimi ne Tirane ne darke

 

————————————-
Duhet të dini se:

►Ne cmim per personin përfshihen:
1) Transporti sipas pogramit me autobuz komod vatjie – ardhje dhe te gjitha shetitjet
2) Akomodimi per Dy nete ne hotel 4 yje lluks ne Vodice, qender qyteti dhe buze detit
3) Mengjesi i dites se dyte dhe dites se trete te shtruar bufe
4) Darka e dites se pare dhe dites se dyte te shtruar bufe
5) Shoqerues shqiptar dhe guide gjate gjithe turit
6) Perdorimi i pishines se mbyllur gjate qendrimit ne hotel

————————————-
➡Drekat gjate diteve te udhetimit
➡Biletat e hyrjes ne muze, kala, keshtjell, qytet antik, park natyror

————————————-
► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotel 4 yje lluks ne Vodice per 2 nete, ne qender qytetit dhe buze detit

► Nisja do të bëhet në orën 04:00 të dites se pare, nga stadiumi Dinamo

————————————-
► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:

1) Pashaporta  per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer

 

————————————-
SHENIME
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
►Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit

About the Author

By Kaba user / Administrator, bbp_keymaster

Follow kaba-user
on Oct 19, 2019

No Comments

Leave a Reply